Stilet më të mira të flokëve gjatë ditëve me borë
Me ndërrimin e stinëve, sikur ndërrojnë edhe flokët. Për këtë shkak, gjatë ditëve me dëborë duhet një kujdes dhe mirëmbajtje e veçantë ndaj flokëve
1. KAÇURRELA TË LËSHUARA LIRSHËM
Ky stil ka shumëçka për të të bërë për vete. Derisa petalet e dëborës bien lehtë-lehtë, si me salltanet, të tilla duhet të jenë edhe flokët, me kaçurrela që bien lirshëm. Me këtë stil mund ta vendosni kapelën pa i prishur flokët.
2. FLOKËT E LIDHUR MBI KOKË
Nëse, megjithatë, nuk mund t'i duroni flokët që t'iu bien në fytyrë, atëherë ky stil është si i bërë për ju. Është stil i lehtë, nuk kërkon harxhime dhe ju bën që të dukeni më bukur, sa çil e mbyll sytë. Flokët e lidhur mund t'i zgjeroni, në formë kurore. Ky stil do të jetë shumë i preferuar gjatë dimrit. Flokët mund t'i lidhni me lidhëse elastike dhe t'i mbani në pozitën e duhur.
3. FLOKËT E SHKURTËR DERI NË SUPE
Janë një version i stilit paraprak, që pritet të preferohen shumë gjatë dimrit. Gjatësia e flokëve, për ta praktikuar këtë stil, është vetëm deri te supet. Është një prerje e bukur thuajse për çdo lloj flokësh.
4. GËRSHETAT ANËSORE
Nëse jeni tip që nuk mund t'i duroni flokët, atëherë ky është stili i veçantë për ju. Jo vetëm që ua heq ato qafe, por ju bën edhe që të dukeni për merak. Këtë stil mund ta bëni me flokë mesatarisht të gjatë, apo edhe të gjatë. Thjesht, ky stil adhurohet nga disa femra.
5. FLOKËT E GJATË, LEHTËSISHT TË DREDHUR
Ky mund të jetë stili më i popullarizuar i sezonit. Është i thjeshtë për t'u realizuar. Spërkatni flokët me sprej që përmban kripë deti dhe mblidhni flokët. Është stil i përkryer për ditët me dëborë dhe për rastet joformale.
7. SHTOJENI NDONJË AKSESOR SHKËLQYES
A ka kohë më të mirë për të përdorë aksesorë shkëlqyes? Ditët festive e bëjnë këtë stil tepër të preferuar. Aksesorët në fjalë përshtaten shumë mirë me buzë të kuqe dhe me thonj të kuq. Mos e harroni as fustanin tuaj të zi, të shkurtër.
8. BISHTI I LIDHUR ANASH
Bishti tradicional i flokëve është i mrekullueshëm, por nëse doni ndryshime, atëherë atë mund ta lidhni edhe anash. Pamja duhet të jetë paksa kaotike, duke mos kërkuar tepër mund. Mjafton një lidhëse e flokëve dhe, jeni gati.
9. NJË TUFË E LIDHUR MBI KOKË
Nëse nuk doni që t'i mblidhni tërë flokët mbi kokë, atëherë këtë mund ta bëni edhe me vetëm një tufë flokësh. Pamja me të vërtetë do t'ju mahnitë, do të jetë përrallore. Kaq pak mund dhe një efekt kaq i madh, kjo nuk ndodhë shpesh.
10. FLOKËT E MBLEDHUR PAS KOKE
Nëse bëhet si duhet, kjo pamje është me të vërtetë e përkryer. Nuk është e rezervuar vetëm për bibliotekare. Shkon mirë sidomos gjatë dimrit. Këtë do ta vëreni nga numri i madh i komplimenteve që do të merrni. Mund të përdorni karfica për fiksimin e flokëve.
(Kosova Sot)