Dëshira për tu dukur të bukura, 1/3 e vajzave modifikojnë fotot që postojnë në internet. Nëse nuk marrin “pëlqime” …
Një e treta e vajzave nuk postojnë në internet foto pa përdorur një filtër ose aplikacion për të ndryshuar pamjen e tyre.
Ndërsa një pjesë tjetër e vajzave kanë fshirë fotot me pak pëlqime ose komente, sipas një studimi të publikuar nga The Independent.
Rreth gjysma e vajzave modifikojnë rregullisht fotot për të përmirësuar pamjet e tyre në internet për tu dukur bukur tek të tjerët.
Rreth 34% e vajzave të moshën 11 deri në 21 vjeç thanë se nuk do të postonin foto të vetes në internet pa përdorur filtër ose aplikacion për ta modifikuar.
Ndërsa 33% thanë se kanë fshirë fotografitë që nuk morën “vëmendjen e duhur”.
Në studim morën pjesë 2.186 vajza të moshës 7 deri në 21 vjeç.
Sipas këtij studimi koha e gjatë e kaluar në internet gjatë izolimit, shoqëruar me ekspozimin ndaj imazheve “joreale” të vajzave dhe grave të reja, po shton “presionin” për të dukur më të bukura.
Ndërkohë pothuajse 4 në 10 prej 1.473 të anketuarve të moshës 11 deri në 21 vjeç thanë se mërziten që nuk mund të duken njësoj në jetën reale ashtu si në internet.
(Kosova Sot Online)