Lexoni edhe:
Tensione në delegacionin e Kosovës, nëse Haradinaj nuk e pranon marrëveshjen, Amerika i del kundër atij
Këtë sezon thekat janë dekorim kryesor në fustane, tunika, çanta, bluza, xhaketa, çizme, atlete... Retro-moda nuk po dorëzohet, kështu që përveç "kambanave", takave katrore, manteleve nga kadifeja dhe larave që kanë mbizotëruar skenën e modës së viteve të shtatëdhjeta të shekullit të shkuar, hit absolut janë edhe thekat si detaje të modës.
Këtë sezon ato janë dekorim kryesor në fustane, tunika, çanta, bluza, xhaketa, çizme, atlete, ndërsa kreatorëve u ka rënë në mend që ato t'i vendosin edhe në - xhinse. Modeleve të grisura tashmë në trend ato u japin një notë edhe më moderne, përshtaten shumë mirë me këpuca me taka të larta dhe me xhaketa sportive. Në variante më të thjeshta mund të kombinohen me atlete, sepse thekat nuk prekin tokën dhe janë të parashikuara edhe për këpucë të rrafshëta.
(Kosova Sot Online)