![Shenjat e horoskopit që ndihen superiore ndaj gjithë të tjerave](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/11/200x200_horoskop-752x440-1-696x4071733900371.png)
Revolucion në modë/ Kompania e njohur zgjedh si modele vajzën me sindromën down: Bukuria vjen nga shpirti!
![Revolucion në modë/ Kompania e njohur zgjedh si modele vajzën me sindromën down: Bukuria vjen nga shpirti!](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/08/auto_m11599561461.jpg)
Kompania e modës me qendër në Paris, Gucci, përballet shpesh me kritikat lidhur me imazhet që zgjedh, për të përfaqësuar të bukurën.
Së fundmi një tjetër imazh i kësaj kompanie lider është edhe 18-vjeçarja, Ellie Goldstein e cila punon edhe si modele në kompani të shumta.
Ajo është me të vërtetë e bukur dhe jo vetëm për t’u parë. Vajza me sindromën Doën buzëqesh përmes një shpirti të pastër. Dukshëm dallohet arsyeja se pse është imazhi i përzgjedhur nga Gucci.
Kush më mirë sesa një bukuri e pastër mund ta përfaqësojë të bukurën?
“Xhirimet shkuan vërtet shumë mirë. Unë kam provuar aksesorë të ndryshëm, veshje të shumta. E dashuroj këtë. Jam e mahnitur që kjo më ndodhi mua”, shprehet bukuroshja e emocionuar dhe falenderuese rreth asaj që po i ndodh.
Fotoja e Ellie, postuar në faqen zyrtare të Gucci-t në instagram ka arritur plot 863 mijë pëlqime. Kjo tregon sesa impakt pozitiv ka lënë pamja e 18-vjeçares tek shikuesit.
(Kosova Sot Online)