![Prashikimi i horoskopit: Do të merrni vendime të rëndësishme](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/30/200x200_horoskopi_11711801288.jpg)
Do e hiqni dhjamin e barkut sa hap e mbyll sytë/ Ja cfarë duhet të bëni çdo mëngjes
![Do e hiqni dhjamin e barkut sa hap e mbyll sytë/ Ja cfarë duhet të bëni çdo mëngjes](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/12/auto_11599915693.jpg)
Ky është një mëngjes i shijshëm dhe i shëndetshëm i cili normalizon metabolizmin, forcon trupin, përmirëson lëkurën dhe kjo fale vitaminave dhe mineraleve që përmban.Ju do të humbisni kilet nga zona e barkut dhe do të eleminoni toksinat nëse e konsumoni cdo ditë këtë mëngjes. Kryesisht në zonën e barkut, pesha e tepërt do të reduktohet pas konsumimit të kësaj përzierje të shëndetshme për një muaj.
Për përgatitjen e këtij mengjesi ju duhen:
300 ml kefir(ose kos të ulet me yndyre)
2 luge caji tërshërë
1 luge fara liri
1 luge kakao pluhur
5-6 kumbulla të thata
Përgatiten në mbremje që të jetë gati per mengjes. Mbi kumbullat e thata hidhni rreth 100 ml uje te valuar.Mbulojeni enën me kapak, lëreni për 5-10 minuta dhe në një tas shtoni farat e grimcuara, kakaon dhe tërshërën. Më pas shtoni kosin dhe prisni kumbulluat imët.
Bashkoni të gjithë përbërësit dhe përziejini mirë deri sa të përfitoni një pure. Që të shijoni benefitet e saj, keshillohet që recetën e përgatitur ta konsumoni në mëngjes. Nëse ndonjë nga përbërësit ju bën reaksion, konsultohuni me mjekun.
(Kosova Sot Online)