Lexoni edhe:
Cila grua është më e moshuar? Përgjigja juaj do të zbulojë shumë të vërteta mbi ju
Të gjitha vajzat duan të dinë më shumë kur bëhet fjalë për sekrete bukurie. Prandaj hidhuni një sy truqeve më poshtë dhe mbani shënime.
Përhapeni kremin e syve duke përdorur gishtin e unazës
Shumë njerëz e bëjnë këtë gjë duke përdorur gishtin tregues, por në fakt, ai është gishti më i ashpër dhe si pasojë është shumë agresiv për një zonë aq delikate sa ajo e syve. Në vend të tij, përhapeni kremin e syve me gishtin e unazës, i cili është i butë dhe delikat.
Cila grua është më e moshuar? Përgjigja juaj do të zbulojë shumë të vërteta mbi juLexoni edhe:
Përdoreni kremin e syve që ju mbetet si balsam buzësh
Zona rreth buzëve është po aq e brishtë dhe e prirur ndaj rrudhave sa ajo rreth syve, prandaj do të ishte mirë që pjesën e mbetur të kremit të syve ta kalonit edhe në këtë zonë për të parandaluar rrudhat.
Fshijeni fytyrën me një peshqir të pastër sa herë e lani
Shpesh ndodh që peshqirin e fytyrës ta përdorim disa herë, por kjo është diçka e gabuar, sidomos nëse fytyra juaj ka tendencë akneike. Peshqirët mbajnë shumë baktere dhe përdorimi i tij më shumë se një herë mund të përhapë bakteret në gjithë fytyrën.
Bëni maska të ndryshme në pjesë të ndryshme të fytyrës
Jo çdo zonë e fytyrës ka nevojë për të njëjtat trajtime, bëni maska të ndryshme sipas “problemit” të zonave të caktuara të fytyrës. Për shembull, mund të bëni një maskë hidratuese për zonën e faqeve dhe një maskë anti-yndyrë për zonën T.
Ndryshojeni gjithmonë këllëfin e jastëkut
E njëjta gjë si për peshqirin vlen edhe për këllëfin e jastëkut. Ndërrojeni një herë në dy ditë këllëfin duke fjetur një natë në njërën anë, një natë në anën tjetër të tij.
Përdorni gjithmonë kremin e diellit, edhe nëse jashtë është vrenjtur
Kremi i diellit është pjesa më e rëndësishme e rutinës së përkujdesit ndaj lëkurës. Shi apo diell, kremi me SPF duhet të aplikohet në fytyrë, qafë dhe kraharor, patjetër! Kjo gjë do të parandalojë edhe rrudhat në fytyrën tuaj.
Relaksoni fytyrën
Kujtojini vetes se duhet të relaksoni muskujt e fytyrës suaj disa herë në ditë. Mimikat e ndryshme të fytyrës që bëjmë gjatë ditës, ndikojnë në formimim e rrudhave. Prandaj herë pas here bëni një “pushim”, qetësoni nofullat, sytë, ballin për disa minuta. Bëjeni këtë gjë pjesë të rutinës suaj të përditshmërisë dhe sa më shpesh të mundeni.
(Kosova Sot Online)