4 vitaminat më të mira për lëkurën tuaj

  • E. /
  • 02 November 2020 - 15:23
4 vitaminat më të mira për lëkurën tuaj

Vitamina D

Vitamina D prodhohet më shpesh kur drita e diellit përthithet nga lëkura. Kur kjo ndodh kolesteroli kthehet në vitaminë D. Më pas vitamina D merret nga mëlçia dhe veshkat dhe transportohet nëpër trup për të ndihmuar në krijimin e qelizave të shëndetshme. Vitamina D luan një rol të rëndësishmë në ngjyrën e lëkurës. Mund edhe të ndihmojë në trajtimin e psoriazës.

Mund ta rrisni marrjen e vitaminës D:

duke qëndruar 10 minuta në ditë në diell

duke ngrënë ushqime të fortifikuara si drithërat e mëngjesit, kosi, lëng portokalli etj.

duke ngrënë ushqime që kanë vitaminë D në mënyrë natyrale si salmon, tuna dhe merluc

merrni suplemente të vitaminës D, të rekomanduara nga mjeku

Vitamina C

Vitamina C gjendet në nivele të larta në epidermë (shtresa e jashtme e lëkurës) si dhe në dermë (shtresa e brendshme e lëkurës). Vetitë që ka për luftimin e kancerit dhe roli në prodhimin e kolagjenit ndihmon në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme. Për këtë arsye, vitamina C është një nga përbërësit kyç në shumë produkte për kujdesin e lëkurës.

Marrja e vitaminës C në mënyrë orale mund të rrisë efektivitetin e kremrave kundra diellit. Gjithashtu vitamina C ndihmon në reduktimin e shenjave të plakjes, si përshembull rrudhat. Marrja e mjaftueshëm vitaminë C mund të ndihmojë dhe në riparimin dhe parandalimin e lëkurës së thatë.

Nëse doni të merrni më shumë vitaminë C mund të:

hani më shumë fruta si portokalli ose pini lëng portokalli

hani burime të tjera bimore të vitaminës C si luleshtrydhet, brokoli dhe spinaqi

merrni suplemente të vitaminës C, të rekomanduara nga mjeku

përdorni kremra për lëkurën që përmbajnë vitaminë C

Vitamina E

Ashtu si vitamina C edhe vitamina E është një antioksidant. Funksioni i saj kryesor në lëkurë është ta mbrojë atë kundra dëmtimit nga dielli. Vitamina E absorbon rrezet e dëmshme ultraviolet të diellit kur aplikohet në lëkurë. Kështu parandalon krijimin e rrudhave dhe shenjave të errëta.

Normalisht, trupi prodhon vitaminë E nëpërmjet sebumit, një substancë yndyrore që prodhohet nga poret e lëkurës.

Mund ta merrni vitaminën E:

duke ngrënë më shumë bimë arrore dhe fara, si bajame, lajthi, arra dhe fara luledielli

duke marrë suplemente të vitaminës E

Vitamina K

Vitamina K është bazike në procesin e mpiksjes së gjakut, që ndihmon në shërimin e plagëve, nxirjeve dhe zonave të prekura nga një operacion kirurgjikal. Funksionet bazike të vitaminës K gjithashtu përfshijnë përmirësimin e problemeve të lëkurës si:

shenjave në lëkurë

rrathët e syve

strijat në lëkurë

Mund të merrni më shumë vitaminë K duke ngrënë:

lakër jeshile

spinaq

sallatë jeshile

lakër

bishtaja.

(Kosova Sot Online)