Lexoni edhe:
Në këtë shtet, gratë paguhen për të vajtuar
Vetullat e përkryera janë pikë e dobët e secilës femër, andaj, nëse edhe ju jeni vënë në kërkim të këshillave për formësimin e vetullave të përkryera, këshillat e mëposhtme mund t'ju hyjnë në punë.
1. SHMANGENI PËRDORIMIN E PISKATORES!
Shmangia e heqjes së vetullave për një kohë të caktuar është shumë e rëndësishme për arritjen e vetullave të përkryera. Ndonëse është shumë e vështirë të pritet gjatë për rritjen e vetullave, kjo është një sakrificë që ia vlen.
Në këtë shtet, gratë paguhen për të vajtuarLexoni edhe:
2. RUAJENI FORMËN NATYRALE!
Nëse nuk arrini të t'i rezistoni tendencës për t'i hequr qimet e tepërta nga vetullat tuaja, të paktën mundohuni që ta ruani linjën bazë të tyre.
3. ZBUTJA E VETULLAVE
Përdorimi i zbutësit të vetullave është shumë i rëndësishëm pasi që, përveçqë largon produktet e padëshiruara nga vetullat, stimulon edhe rritjen e tyre, nëpërmjet ushqimit të lëkurës. Zbutësin duhet ta aplikoni në lëkurën përreth vetullave, nëpërmjet përdorimit të krehrit të vetullave.
4. KUJDES ME USHQIMET
Natyrisht, thënia që "bukuria e jashtme varet nga shëndeti i brendshëm" vlen të theksohet edhe në këtë rast. Nëse mëtoni të keni vetulla të bukura, është e rëndësishme që ta mbani trupin e hidratuar, nëpërmjet konsumimit të ujit, si dhe të ushqeheni me ushqime të atilla që stimulojnë rritjen e qimeve, si ushqimet që përmbajnë: zink, proteina, hekur dhe vitaminë B. 5. SERUMI Serumi i vetullave, ndonëse është pak i shtrenjtë me çmim, është shumë i rëndësishëm për stimulimin e rritjes natyrale të qimeve të vetullave. Nëse nuk mund ta përballoni çmimin e serumit të vetullave, provoni serumin e qerpikëve (alternativë më e lirë).
6. MERRNI VITAMINAT
Nëse nuk dëshironi të përdorni serume është e rëndësishme që të konsumoni vitamina. Vitaminat dhe mineralet njihen për stimulimin e rritjes së qimeve të trupit, në mesin e të cilave, edhe vetullat.
(Kosova Sot Online)