Lexoni edhe:
Në këtë shtet shtohet numri i adoleshenteve shtatzëna
Për shkak të ndryshimit të temperaturave, flokët e humbasin formën e tyre dhe shpeshherë “stresohen”.
Nëse i do flokët e drejtë, të pashkatërruar, djegur apo dëmtuar, ja disa mënyra praktike. Një herë në javë dhe do ta shikosh sa shpejt dhe sa të shëndetshëm do t’i kesh flokët pas këtij trajtimi, sipas “The Sun”.
Vaj i ngrohtë (jo i nxehtë). Vaj kokosi dhe vaj ulliri, të përzier bashkë. Aplikoje përzierjen në flokë të thatë, mbështille me një peshqir të ngrohtë dhe laje pas 45 minutash. Në vend të vajit të ullirit, mund të përdorësh edhe vaj bajamesh.
Në këtë shtet shtohet numri i adoleshenteve shtatzëna Lexoni edhe:
Mjaltë dhe qumësht
Mund të përdorësh vetëm qumësht, por edhe kombinimin e mjaltit me qumësht. Në një shishe të vogël hidh qumështin, spërkat flokët, mbaji rreth 30 minuta që të ulin volumin dhe pastaj shpëlaji.
Vaj ulliri dhe vezë
Vaji i ullirit është një ushqyes i natyrshëm, të cilin flokët e kanë mjaft të nevojshëm. Është shumë dobiprurës si në ushqimin e flokëve, po ashtu në përmirësimin e skalpit. Trajtimi i flokëve me vaj ulliri dhe vezë ndihmon shumë në drejtimin dhe shkëlqimin e flokëve.
Për flokët e shkurtër dhe mesatarë, mjafton një e verdhë veze dhe një gjysmë filxhani kafe vaj ulliri, ndërsa për flokët e gjatë duhen dy të verdha veze dhe një filxhan vaj ulliri. Përzieje masën, vendose në flokë dhe pas një ore shpëlaji.
Uthull molle
Përzieni një lugë gjelle uthull molle me një gotë ujë, hidhi në një shishe, vendose në flokë të lagur dhe masazhoji ato me mollëzat e gishtave. Lëre masën të veprojë për disa minuta e pastaj shpëlaji flokët.
Limon dhe kokos
Një tjetër recetë për flokë të butë dhe të drejtë është ajo e limonit, përzier me kokos. Kokosin e imët përzieje me ujë, derisa të hiqet masa e qumështit.
Pastaj shto pak lëng limoni dhe fute masën e përzier në frigorifer për ta ftohur. Aplikoje masën duke e masazhuar lehtë skalpin, mbuloje kokën me peshqir të ngrohtë dhe pas një ore, shpëlaje.
(Kosova Sot Online)