Ndryshoni rutinën e kujdesit ndaj lëkurës gjatë dimrit, ose do të përballeni me këto pasoja
Muajt e dimrit janë gjithmonë të ashpër me lëkurën, në këtë mënyrë duhet ta dyfishojmë kujdesin.
Temperaturat e ulëta, erërat, ‘rrëmbejnë’ lagështirën e lëkurës në fytyrë, duke e bërë atë më të thatë dhe duke ju shkaktuar kruajtje, sipas “Cosmopolitan”.
Mbani shënim për këto ndryshime të vogla që mund t’i përfshini në rutinën tuaj, në mënyrë që të keni një lëkurë të shëndetshme.
Përdorimi i acidit hialuronik
Acidi hialuronik është një përbërës i mrekullueshëm që e bën lëkurën të hidratuar, të lëmuar dhe me shkëlqim. Përmirëson strukturën kur përdoret në mënyrë të përsëritur, si dhe ndihmon thithjen e ujit nga kremrat hidratues të aplikuar në lëkurë.
Nëse keni gjendje të thata kronike të lëkurës, si ekzema, e cila shfaqet gjatë dimrit, acidi hialuronik konsiderohet shumë efektiv.
Për të hequr qelizat e vdekura duhet ta masazhoni butësisht lëkurën
Gjatë procesit të pastrimit apo përdorimit të maskave të ndryshme me ‘scrub’, duhet t’i kushtoni rëndësi masazhimit të fytyrës, i cili ndihmon në heqjen e poreve të bllokuara dhe qelizave të vdekura.
Pa marrë parasysh llojin e lëkurës, sigurohuni që ta hidratoni
Cilado qoftë lloji i lëkurës suaj, nëse i mungon hidratimi, atëherë poret priren të prodhojnë vaj të tepërt ose ‘sebum’ që më tej e bën lëkurën ‘pa jetë’.
Kështu, pa marrë parasysh llojin tuaj të lëkurës, hidratimi është një pjesë thelbësore e një rutine dhe nuk duhet të anashkalohet kurrë. Ndiqni një rutinë të thjeshtë, por efektive.
Duhet të mbani mend gjithmonë një formulë të thjeshtë – efikasiteti i produkteve është gjithmonë më i madh se numri i produkteve të përdorura.
Asnjëherë nuk ka të bëjë me përdorimin e shumë produkteve, por më tepër me përdorimin e një produkti të duhur.
(Kosova Sot Online)