Sipas astrologëve, ja 3 arsye pse viti 2021 do të jetë i mbarë!

  • G.g /
  • 23 November 2020 - 10:09
Sipas astrologëve, ja 3 arsye pse viti 2021 do të jetë i mbarë!

Të gjithë e dimë sa shpejt ndryshoi bota në 2020-ën dhe brenda një nate, rutina jonë s’ishte më ajo që njihnim.

Gjithsesi, jemi thuajse në fund të vitit dhe sytë i kemi nga 2021. Jemi para një tjetër të panjohure, por sipas astrologjisë, thuhet se ky vit do të jetë goxha shpresëdhënës, prandaj niseni me optimizëm.

Gjithë ngjarjet astrologjike për 2021-in lidhen me bashkëpunim, kreativitet dhe fillime të reja. Çfarë do të thotë kjo?

Bashkimi “hyjnor”: Jupiteri dhe Saturni në Ujor

Kur themi “bashkimi hyjnor” e kemi fjalën për dy planetë që takohen bashkë në të njëjtën pikë të qiellit. Në këtë rast, kemi Jupiterin dhe Saturnin.

Astrologët e konsiderojnë si ngjarje të madhe sepse hera e fundit kur ka ndodhur diçka e tillë ka qenë fillimi i viteve 1400. Sipas tyre, ky event qiellor na fut në një rreth me mundësi të reja, inovacione, lidhje dhe shpresë!

Eklipset e ardhshme

Eklipset sjellin kohëra ndryshimesh! Ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen në shumë mënyra, duke dhënë mesazhe të ndryshme për planetin tonë.

Nga maji i 2021 deri në janar të 2022 do të kemi eklipse në shenjën e Binjakëve dhe Shigjetarit.

Shigjetari përfaqëson potencialin dhe optimizmin, gjë që do të na bëjë të marrim prej energjisë së tij dhe të përdorimin maksimalisht imagjinatën tonë.

Nga ana tjetër energjia e Binjakëve do të shpërndajë kureshtje, humor, qejf, por kjo s’do të thotë që gjërat do të shkojnë vaj. Për të arritur deri këtu duhet të ndryshojmë sjelljen, të shohim me kujdes gjërat që kemi besuar dhe të pranojmë të mësojmë nga njëri- tjetrit.

Afërdita dhe Marsi do të bashkojnë forcat

Në 2020-ën, Marsi dhe Afërdita ishin në prapavijë. Gjërat shkuan më ngadalë, por kjo i përket të shkuarës tani.

Në 2021-in, Afërdita dhe Marsi nuk do të jenë në prapavijë dhe kjo parashikon; marrëdhënie harmonike, kreativitet dhe kohë argëtuese. Është fiks një rikthim i dy energjive të kundërta.

(Kosova Sot Online)