Lexoni edhe:
17-vjeçarja shtrydh puçrrën pastaj i shfaqet sëmundja misterioze në fytyrë
1. Rruajtja e këmbëve
Vaji i kokosit është natyral, i lirë dhe një alternativë e shkëlqyer për ta përdorur gjatë rruajtjes së këmbëve. Për më tepër, ky lloj vaji ndikon në hidratimin e këmbëve.
2. Largimi i grimit të syve
Vaji i kokosit ju ndihmon me largimin e grimit, duke ndikuar edhe në hidratimin e kësaj zone shumë delikate. Për më tepër, vaji i kokosit mund të përdorët edhe për largimin e maskarës, që është e qëndrueshme ndaj ujit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
17-vjeçarja shtrydh puçrrën pastaj i shfaqet sëmundja misterioze në fytyrëLexoni edhe:
3. Zbutja e buzëve
Shpërndajeni vajin e kokosit në buzët tuaj, për t’i hidratuar ato gjatë orëve të natës ose për t’i trajtuar buzët e çara si pasojë e motit të tharë dhe të ftohtë.
4. Parandalimi i rrudhave
Nëse mëtoni t’i parandaloni qeskat në pjesën nën sy ose rrudhat që shfaqen, përdorni vaj kokosi në pjesën e lëkurës nën sy.
5. Theksimi i mollëzave
Përdoreni vajin e kokosit si theksues të mollëzave të faqeve. Përveçqë ndikon në theksimin e mollëzave, vaji i kokosit ndikon edhe në rritjen e shkëlqimit.
6. Çlirimi nga djegiet e lëkurës prej diellit
Aplikimi i vajit të kokosit në pjesën e lëkurës së djegur nga dielli ju ndihmon në çlirimin e lëkurës nga dhimbjet e padëshirueshme dhe nga rënia e lëkurës.
7. Zbutja e lëkurës së duarve
Shtojani pak vaj kokosi shamponit tuaj të duarve dhe një gjë e tillë do t’ju ndihmojë që të fitoni duar të buta dhe lëmuara.
(Kosova Sot Online)