![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/14/200x200_6666666666666666661607929248.jpg)
Lexoni edhe:
Qeveria Hoti nuk u krijua për ta luftuar korrupsionin, u bë për ta mbrojtur me themel
Gucci është i njohur për përcaktimin e trendeve - por nuk jemi të sigurt nëse edhe ky i fundit do të kthehet në trend. Shtëpia e modës ka nxjerrë në shitje një palë syze kokëposhtë, që kushtojnë jo pak, por 470 paundë.
Syzet në formë sy maceje - të rrumbullakosura në bazë dhe me cepa anash - ishin të njohura në vitet ‘50 dhe ’60, por janë rikthyer në modë gjatë viteve të fundit.
Qeveria Hoti nuk u krijua për ta luftuar korrupsionin, u bë për ta mbrojtur me themelLexoni edhe:
Ndërsa tani Gucci sjell një risi të çuditshme, me një dizajn të përmbysur, që të jep përshtypjen se modelja po i mban syzet kokëposhtë.
Por dizajni i pazakontë i ka bërë blerësit të ndihen paksa të hutuar, ndërsa disa kanë bërë humor në mediat sociale. Ka pasur nga ata që kanë vendosur syzet e tyre duke i kthyer kokëposhtë, për të bërë humor me trendin e Gucci-t.
(Kosova Sot Online)