Mos u shqetësoni, ka gjithmonë një zgjidhje! Këto truke do t’ju ndihmojnë të rikujtoni diçka që e keni harruar

  • G.g /
  • 16 January 2021 - 10:24
Mos u shqetësoni, ka gjithmonë një zgjidhje! Këto truke do t’ju ndihmojnë të rikujtoni diçka që e keni harruar

Sa herë na ka ndodhur të harrojmë një koncept, një arsyetim, apo edhe ndonjë formulë themelore në punë. Shkaktar për këtë janë nxitimi dhe kërkimi i furishëm brenda trurit tonë. Gjithçka bëhet më e vështirë, sepse pothuajse gjithmonë bëhemi nervozë dhe i komplikojmë gjërat. Ose e shtyjmë, duke menduar për diçka tjetër dhe duke humbur momentin e duhur.

Por, nëse kemi harruar një gjë të rëndësishme këtu janë truket për ta rikujtuar.

Një gotë me ujë

Duket e pabesueshme, por një nga sekretet për të rikuperuar diçka që kemi harruar është thjesht të pini një gotë ujë. Ky veprim do të lejojë trurin tonë të ndërpresë të gjitha aktivitetet e tjera dhe të rigjenerohet, duke mundësuar hidratimin e trupit. Ndonjëherë amnezia është e lidhur me dehidratimin e trupit tonë dhe me nevojën e trurit tonë për t’u ushqyer me elementin e tij më të thjeshtë: ujin.

Përsëritni konceptin kryesor

Nëse kemi harruar një gjë të rëndësishme këtu janë truket për ta rikujtuar atë, të tilla si e thëna dhe përsëritja e arsyetimit me zë të lartë. Këshillohet që këtë ta bëni në shtëpi dhe jo në zyrë, por sipas specialistëve, fillimi i arsyetimit dhe mendimit me zë të lartë mund të na bëjë të rikujtojmë konceptin e humbur. Kjo ndodh sepse ne nxisim dhe ftojmë aktivitetin tonë mendor të mendojë më shumë, sikur të ishim duke dialoguar me dikë. Përballja dialektike padyshim që nënkupton vëmendje dhe përqendrim më të madh

Një pushim me një sy gjumë

Harrimi i gjërave mund të jetë gjithashtu një shenjë e lodhjes. Kështu që nëse kemi mundësinë të bëjmë një “dremitje” do t’i japim mendjes mundësinë për t’u rifreskuar, por në të njëjtën kohë për t’i rreshtuar dhe kataloguar përsëri mendimet. Mbi të gjitha, ato të fundit. Veprimi i ndaljes së trurit me pushim është ekuivalent me fazën e gjumit REM. E cila konsiston në “Lëvizjen e shpejtë të syve”, domethënë, ai moment i kalimit konvulsiv në mendjen tonë. Pikërisht në këtë fazë, sipas specialistëve, ne shpesh ruajmë të dhënat e fundit dhe shikimet e fundit para gjumit. Shpesh herë na ndodh që të ëndërrojmë atë që kishim si mendim të fundit para se të flinim. Dhe kjo është arsyeja pse, në të njëjtën mënyrë, përmes pushim të vogël mendor ne do të kemi mundësinë të rikujtojmë atë që kemi harruar.

(Kosova Sot Online)