Forma e thonjve që i bën gishtat tuaj të duken më të gjatë
Të sheshtë, ovalë, të rrumbullakët: opsionet për format e thonjve janë të shumta. Përveç ngjyrës dhe dizajnit, sa herë që shkoni tek estetitsja ose bëni një manikyr vetë, duhet të vendosni se çfarë forme do t’u jepni atyre.
Një nga kriteret më të zakonshme për këtë zgjedhje është sigurisht forma e gishtave.
Sipas ekspertëve të thonjve, forma ideale për shumicën e grave është ovali. Është kjo formë që duhet të zgjidhni nëse doni që gishtat tuaj të duken më të gjatë, më të hollë dhe më elegantë.
Arsyeja është e thjeshtë, pasi kjo formë në thelb imiton formën e gishtërinjve, duke krijuar një “zgjatim” të tyre.
(Kosova Sot Online)