Lexoni edhe:
Nëse do lëkurë perfekte, ndiq këto 7 zakone!
Partneri perfekt?! Në rastin konkret...vetja.
Një 35-vjeçare u martua me veten në një ceremoni intime para familjes dhe miqve, pasi u nda nga i dashuri i saj me të cilin kishte shumë vite lidhje.
Nëse do lëkurë perfekte, ndiq këto 7 zakone!Lexoni edhe:
Meg Taylor Morrison, nga Atlanta, Georgia, kishte dashur dhe planifikuar të martohej në ditën e Halloween 2020, por pasi u nda nga partneri i saj, vetëm katër muaj para kësaj date, ëndrrat që kishte thurur për dasmën në këtë ditë, u shuan.
Kjo, derisa ajo dëgjoi për ceremonitë e vetë-martesës , dhe vendosi se nuk donte të priste që partneri i përsosur të vinte, përpara para se të organizonte ceremoninë e saj të përsosur të martesës.
Ajo kaloi muaj duke planifikuar ceremoninë e saj, të cilën ajo e quajti një akt të "dashurisë ndaj vetes" .
Ajo e kurorëzoi këtë martesë duke puthur reflektimin e saj në një pasqyrë, pasi bëri zotimet .
Ashtu si shumica e nuseve të ardhshme, Meg planifikoi me kujdes ditën e saj të veçantë për muaj me radhë, porositi një tortë martese të bërë me porosi, zgjodhi fustanin perfekt dhe natyrisht, zgjodhi një unazë diamanti vezulluese.
Nëna e Meg fillimisht ishte e shqetësuar se vendimi i saj për t'u martuar me veten, do të dukej egoist.
Por, për Meg, arsyeja kryesore për t'u martuar me veten ishte të përmbahej nga përpjekja për të kënaqur njerëzit e tjerë dhe për ta vendosur veten në vend të parë.
Ceremonia u ndoq nga dhjetë miq dhe familja më e ngushtë e Meg në Boulder, Colorado, me të gjithë mysafirët që iu përmbajtën udhëzimeve të rrepta kundër COVID-19.
(Kosova Sot Online)