Lexoni edhe:
Dy mënyra për të arritur vetulla të trasha
Një gjyshe e palestruar që po sfidon shifrat e moshës më pamjen e saj, tregon së fundmi sesi tërheq vazhdimisht vëmendjen e burrave, disa prej të cilëve me moshë sa mbesa e saj.
64-vjeçarja Lesley Maxwell nga Melbourne në Australi, ka kthyer pas orën e moshës duke kaluar orë të tëra duke tonifikuar format e saj në palestër.
Dy mënyra për të arritur vetulla të trashaLexoni edhe:
Ajo shpeshherë stërvitet me mbesën e saj 19-vjeçare Tia – nga e cila merr borxh edhe veshjet.
Ajo tha në një intervistë: “Nuk më pëlqen të vesh rroba të përcaktuara për një grupmoshë të caktuar. Kjo sepse njerëzit nisin të diskriminojnë nga mosha e një personi dhe mendojnë se sipas saj, duhet të kesh një pamje të caktuar.”
“Përse duhet të jesh i plakur e i sëmurë kur nuk je i tillë. Përse të mos ndjehesh në majë të botës?”
Lesley pozon me veshje joshëse në “Instagram” për fansat e saj të shumtë.
Ajo thotë: “Më pëlqen shumë stërvitja dhe si në stërvitje dhe në skenën e konkurrimit mbaj bikini të vogla”.
Edhe mbesa e Lesley, Tia, e cila 45 vite më e vogël, thotë se nuk turpërohet nga postimet e gjyshes së saj.
“Ajo duket e mrekullueshme për moshën e që ka dhe prandaj merr shumë vëmendje. Jam shumë e afërt me të, shpesh më duket sikur jemi në të njëjtën moshë”-tha adoleshentja për gjyshen 64-vjeçare.
(Kosova Sot Online)