Lexoni edhe:
Mos e bëni më këtë gabim te lavatriçja
Dashi
Dashi mund të jetë një shenjë bujare dhe energjike, por është e paduruar dhe mund të nervozohet për gjëra që mund të pendohet më vonë.
Demi
Demi është një nga shenjat më llupëse që rrezikon shumë po të mos kujdeset në lidhje me ushqimin.
Mos e bëni më këtë gabim te lavatriçja Lexoni edhe:
Binjakët
Binjakët e kanë huq të flasin më shumë se ç’duhet dhe ndonjëherë merren me thashetheme.
Gaforrja
Gaforret janë të rrezikuara ndaj varësive, pasi kanë prirjen të mos duan t’i ndryshojnë gjërat, por t’i lënë siç janë.
Luani
Luani ka ego të zhvilluar dhe varësia nga vëmendja mund t’i kthehet në problem.
Virgjëresha
Virgjëresha është pak e ngurtë, e tepron me racionalitetin dhe ka një mani për të kontrolluar gjërat.
Peshorja
Peshorja nuk di të bëjë kompromise dhe ka një varësi ndaj gjërave të luksit.
Akrepi
Akrepi është shenjë misterioze e pasiononte, por njëkohësisht është hakmarrëse dhe e prirur për të pasur varësi ndaj seksit.
Shigjetari
Shigjetari mërzitet shumë lehtë dhe e ka të vështirë të përqendrohet në gjëra të qëndrueshme.
Bricjapi
Bricjapi e tepron me seriozitetin, aq sa bëhet pesimist.
Shpesh ata shihen si njerëz të ftohtë.
Ujori
Ujori është shenjë e pavarur dhe e ka të vështirë të krijojë gjëra zyrtare, serioze.
Fiksohet me ndjenjat dhe e humb fillin nga realiteti.
Peshqit
Peshqit janë ëndërrimtarë aq të ndjeshëm, sa ofendohen me një fjalë.
Dëshira e madhe për t’u ndier të dashuruar i bën shumë kërkues nga kjo anë.
(Kosova Sot Online)