5 arsye pse nuk duhet të flini kurrë me flokë të lagur
1. Mund të shkaktojë acarim të skalpit
Zakonisht ne fajësojmë shampon tonë për këtë, por arsyeja për kruajtjen dhe irritimin e lëkurës mund të jetë zakoni që flini me flokë të lagur. Sëmundjet e skalpit të kokës, si zbokthi, mund të ndodhin kur flini me flokë të lagur. Kur flemë me flokë të lagur, një mjedis i lagësht dhe i ngrohtë mund të rrisë rritjen e baktereve.
2. Ju ngatërrohen flokët
Flokët e lagur janë të brishtë. Kur shkoni në shtrat para se t’i thani, mund të ngatërrohen gjatë gjumit. Në mëngjes, do ta keni të vështirë t’i krihni dhe kjo mund të shtojë stres në rutinën tuaj të mëngjesit.
3. Flokët bëhen të shpupuritur
Flokët e lagur krijojnë fërkime të forta në jastëk, duke i bërë flokët tuaj të shpupuritur. Koha shtesë për të tharë flokët tuaj përpara shtratit mund t’ju kursejë paratë që keni shpenzuar për produkte kundër këtij fenomeni.
4. Është një nga arsyet kryesore për majat dyshe
Meqenëse flokët e lagur janë të prekshëm nga ndarja e majave në 2 pjesë, hedhja dhe kthimi gjatë gjumit mund të shkaktojë maja të ndara.
5. Shkakton acarim të lëkurës
Gjumi me flokë të lagur ndikon, jo vetëm kokën, por edhe lëkurën. Kur ndryshoni pozicion gjatë gjumit, flokët mund t’ju biejnë në fytyrë. Kombinimi i flokëve të lagur dhe temperaturës në dhomën e gjumit, mund të sigurojë kushtet e përsosura për rritjen e baktereve irrituese të lëkurës.
(Kosova Sot Online)