Ju njohim me kozmetikën hibride, çfarë është dhe pse po merr kaq shumë famë?

  • G.g /
  • 01 April 2021 - 11:45
Ju njohim me kozmetikën hibride, çfarë është dhe pse po merr kaq shumë famë?

Kozmetika hibride e ka çuar të bërit grim në një tjetër nivel. Koncepti ‘hybrid’ konsiston në produkte grimi që kanë disa funksione në një.

Përshembull: një fondatinë hybride jep efektin mbulues perfekt në fytyrë dhe njëkohësisht e mbron atë me aftësinë hidratuese dhe spf që përmban.

Këto produkte ama mund të shkaktojnë në disa raste akne dhe ‘breakout’, ndaj përdorimi i tyre nuk këshillohet të jetë i përditshëm.

Kozmetika hibride nuk do të zëvendësojë produketet që kemi njohur deri tani për grimin, pasi nuk mund të përdoren çdo ditë dhe duhet të përdoren me shumë kujdes. Sasia ka shumë rëndësi.

(Kosova Sot Online)