Lexoni edhe:
29-vjeçarja që bënte solar për të nxirë trupin u diagnostikua me kancer, bën paralajmërimin e fortë
Flokët yndyrosen jo vetëm nga natyra, apo nga faktorë biologjikë. Në fakt, edhe ata me flokë normalë mund të kalojnë periudha në të cilat lëkura bëhet me vaj dhe flokët bëhen të pistë dhe të hollë, edhe pas një dite që i kemi larë me shampo. Prandaj këto janë arsyet se pse flokët tuaj yndyrosen shpejt.
Larje e shpeshtë
Nëse është e vërtetë që larja e flokëve është e mirë për lëkurën, sepse pastrimi eliminon papastërtitë, kur e ekzagjeron gjithçka mund të të kthehet në boomerang. Duke përdorur një shampo çdo ditë, kjo e fundit përfundon duke privuar lëkurën nga vajrat e saj natyral dhe për t’i zëvendësuar ato duhet të prodhojë edhe më shumë. Pasoja është një tepricë e sebumit që shihet qartë në flokë. Për ta korrigjuar këtë, kufizoni larjet në dy herë në javë dhe alternoni produktet.
Prekni flokët
Ky është një ves, që shumë gra duhet ta eliminojnë. Të luash me flokët, aq sa me lëkurën e fytyrës është e dëmshme sepse duart mund të transferojnë papastërtitë, duke ndryshuar kështu lëkurën.
Përdorni balsamin kur nuk ju nevojitet
Edhe nëse keni flokë të thatë mund të keni nevojë për një balsam më të lehtë, për të shmangur peshimin e flokëve në vijën e flokëve.
Nuk i krihni flokët gjatë natës
Një gabim tjetër për të shmangur është të mos krehurit e flokëve para se të shkoni në shtrat. Një krehër në mbrëmje përdoret për shpërndarjen e sebumit nga skalpi në të gjithë kokën dhe flokët do të duken edhe më me shkëlqim.
Regjimi ushqimor
Dieta juaj është gjithashtu përgjegjëse për shëndetin e flokëve dhe lëkurës tuaj. Ulni sasinë e të gjitha atyre ushqimeve që mund të ndikojnë negativisht në prodhimin e sebumit, siç janë produktet e qumështit.
(Kosova Sot Online)