Me këto 3 metoda të thjeshta do shpëtoni nga shenjat e buzëkuqit në dhëmbë

  • G.g /
  • 28 May 2021 - 10:18
Me këto 3 metoda të thjeshta do shpëtoni nga shenjat e buzëkuqit në dhëmbë

A të ka ndodhur ndonjëherë që pasi ke vënë buzëkuq ta pyesësh veten para pasqyrës: “Jam apo nuk jam Kylie Jenner?” Por pastaj, sapo hap gojën, gjysma e buzëkuqit ka ngjyrosur dhëmbët? Po, i ndodh pjesës më të madhe prej nesh. Kur buzëkuqi të mbetet në dhëmbë është gjëja më e bezdisshme që mund të të ndodhë. Megjithatë, ka disa mënyra për ta parandaluar.

Provo metodën e “gishtit në gojë”

OK, duket e çuditshme, por është një metodë e vjetër mashtrimi. Pasi të aplikosh të kuqin e buzëve, hape gojën në formë O-je. Fute gishtin tregues horizontalisht në gojë, përgjysmë, dhe pastaj rrëshqite. Çdo shenjë buzëkuqi që do të mbetej brenda gojës, tani është në gisht. A nuk është shumë e thjeshtë?

Përdor në fillim bazë buzëkuqi

Para se të përdorësh buzëkuqin, apliko në fillim një bazë. Kjo mënyrë jo vetëm do të të ndihmojë që ngjyra të qëndrojë më gjatë, por gjithashtu nuk do të transferojë aq lehtë ngjyrën tek dhëmbët.

Aplikoje buzëkuqin me një furçë

Nëse e aplikon buzëkuqin me një furçë, përhapja në buzë është më e saktë. Kjo është mënyrë që të kushton më shumë kohë, por është më e vlefshme nëse do që mos të të mbetet i kuqi në dhëmbë.

(Kosova Sot Online)