Ja si ti parandaloni aknet përpara ciklit menstrual

  • E. /
  • 09 June 2021 - 08:25
Ja si ti parandaloni aknet përpara ciklit menstrual

Periudha më e vështirë është ajo e 2-3 ditëve para se cikli të shfaqet.

Periudha e ciklit menstrual është mjaft e sikletshme për të gjitha femrat.

Për shkak të çrregullimeve hormonale ne jemi të detyruara të kemi disa pasoja dhe një prej tyre është edhe shfaqje akneve.

Teksa hormonet nuk janë në gjendjen e tyre normale, ata kontribuojnë në acarimin edhe më tepër të çdo problem që kemi në fytyrën tonë, megjithatë nuk duhet të merakosemi pasi periodat nuk lënë pasoja, përkundrazi, kur ato të përfundojnë fytyra kthehet në gjendjen normale.

Periudha më e vështirë është ajo e 2-3 ditëve para se cikli të shfaqet.

Megjithatë për të gjitha ‘fatkeqet’ një dermatolog shumë i njohur, Estee Williams ju tregon gjithçka duhet të dini për të parandaluar aknet.

Merrni hormone

Pilulat hormonale janë një rregullues shumë i mirë i lëkurës. Gjatë kësaj periudhe trupi ka tendencën për të krijuar yndyrë dhe nga yndyra aknet gjejnë mundësinë për t’u shfaqur.

Por pilulat mund të ulin nivelin e androgenit në trup, një hormon që prodhon yndyrë.

Ndryshim në dietë

Doktor William këshillon të gjitha vajzat që të kenë kujdes me dietën e tyre ushqimore gjatë kësaj periudhe.

Ai tregon se duhet të shmanget kategorikisht konsumimi i ëmbëlsirave dhe karbohidrateve

Produkte për mbrojtjen e fytyrës

Tre ditë para se të vijë cikli kujdesi për lëkurën duhet të jetë maksimal. Përpiquni që ta lani fytyrën sa më shpesh dhe të përdorni produkte kundra akneve

(Kosova Sot Online)