Lexoni edhe:
10 karakteristika që e bëjnë njeriun edhe më të bukur
Gjatë sezonit të plazhit, shumë prej nesh mund të ndiejnë presionin psikologjik për të bërë diçka në lidhje me mënyrën se si trupi duket për shkak të ndikimit nga rrjetet sociale.
Fotografitë, videot, postimet dhe artikujt sugjerojnë një trup veror, mundësisht i hollë dhe i tonifikuar, me muskuj barku.
Sipas, Bright Side”, stigma e peshës që vjen së bashku me motin e nxehtë mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë mendor dhe vetëbesimin dhe mund të ndihemi të zhgënjyer që nuk kemi arritur atë “trup të përsosur veror”.
10 karakteristika që e bëjnë njeriun edhe më të bukurLexoni edhe:
“Bright Side” liston arsyet pse duhet të ndalojmë së përdoruri frazat: “trupi i verës”, “trupi i plazhit” ose “trupi i bikinit”.
Nuk kemi nevojë të fiksohemi pas një mënyre të caktuar se si mund të shijohet vera apo çdo periudhë tjetër e vitit
Koncepti i “trupit të verës” ose “trupi i plazhit” është një kurth psikologjik. Ideja e trupit të përsosur krijon një iluzion se duhet të kërkojmë një mënyrë të caktuar sipas së cilës duhet t’i bëjmë gjërat. Kur ky qëllim nuk arrihet, njerëzit mund të përjetojnë ankth apo edhe çrregullime të të ngrënit. E vërteta është, nëse keni trupin tuaj dhe një palë bikini, ju tashmë keni “trupin e plazhit” dhe është perfekt për të shkuar me pushime dhe për të shijuar verën në maksimum.
Ne duhet të vendosim shëndetin tonë në radhë të parë.
Ajo që duhet të kuptojmë është se duhet të kujdesemi për trupat tanë gjatë gjithë vitit, dhe qëllimi kryesor duhet të jetë të bëhemi më të shëndetshëm dhe më të fort , si fizikisht dhe mendërisht. Qëllime realiste dhe të shëndetshme: kjo është ajo që na duhet në vend të turpit të plazhit dhe standardeve joreale të bukurisë.
Është koha që ne të ndryshojmë historinë.
Ekspertët sugjerojnë që në vend që të promovojmë imazhin e trupave të hollë e me muskuj në plazh, ne duhet të kalojmë te të menduarit pozitivisht për trupin. Kjo do të thotë të vlerësosh trupin tënd, të kënaqesh me veshjet dhe të kuptosh se trupi yt tashmë është një trup i mirë dhe është mjaft i përsosur për gjithçka, përfshirë edhe rrezet e diellit në plazh.
Pse duhet ta heqim konceptin e “Trupit të Verës”
Këtu janë disa gjëra praktike që mund të bëni për të tërhequr mendime pozitive rreth trupit tuaj dhe për të luftuar mentalitetin e “trupit të plazhit”:
Besojini trupit tuaj. Kini kujdes me zakonet e ngrënies, në vend që t’i përmbaheni dietave të kufizuara. Dëgjoni dëshirat ushqimore të trupit tuaj dhe kënaqini ato. Gjeni një mënyrë të kënaqshme për të bërë ushtrime fizike dhe ushqehuni me vetëdije, përfshini aktivitete fizike dhe zakone të tjera të shëndetshme gjatë gjithë vitit, jo vetëm para verës.
Visheni trupin me dashuri. Blini veshjet verore të ëndrrave tuaja, vishini dhe kërceni!
Bëni një pushim nga mediat sociale, duke mos ndjekur personat që promovojnë standarde joreale për jetën. Të rrethosh veten me njerëz që kanë një mendim pozitiv për trupin është gjithashtu një hap i rëndësishëm.
(Kosova Sot Online)