Këshilla të rëndësishme grimi

  • A.P /
  • 29 July 2021 - 15:35
Këshilla të rëndësishme grimi

Përkundër faktit se është krijuar ky perceptim, grimi i dimrit nuk përbëhet vetëm nga hijezuesit e syve me ngjyrë metalike dhe buzët ngjyrë bezhë. Në fakt, kur temperaturat bien, është e rëndësishme që grimi juaj të reflektojë dukje të ngrohtë, andaj këshillat e mëposhtme të grimit janë tejet të rëndësishme.

1. PËRDORNI PUDËR PËR GRIM MË TË QËNDRUESHËM

Shmangia e përdorimit të pudrës gjatë stinëve të ngrohta është një gjë e mençur, mirëpo, në stinët e ftohta të vitit, përdorimi i pudrës është tejet i rëndësishëm: Pudra jo vetëm që e 'rehaton' grimin tuaj, mirëpo ofron edhe një dukje mat të produkteve të grimit, duke ua mundësuar të keni një pamje të ngrohtë në pikë të dimrit! 

 

2. PRODUKTET E QËNDRUESHME NDAJ UJIT

Grimi i qëndrueshëm ndaj lëngjeve nuk është vetëm për stinën e verës, kur djersitemi më shumë se zakonisht, mirëpo duhet përdorur edhe gjatë stinës së ftohtë të dimrit, kur kemi të bëjmë me pothuajse të gjitha reshjet e mundshme: shi, borë, breshër e vesë. Andaj, është e rëndësishme të siguroheni që të gjitha produktet që përdorni të jenë të qëndrueshme ndaj ujit: lapsi i vetullave, 'liner'-i, maskara, fshehësi dhe buzëkuqi.

3. PËRDORNI PRODUKTE NË FORMË KREMI

Të gjithë e dimë që dimri me vete sjellë edhe të ftohtit, që rrjedhimisht nënkupton lëkurë të thatë. Andaj, për ta balancuar këtë gjë është e rëndësishme që gjatë dimrit të përdorni produkte në formë kremi e ta shmangni përdorimin e produkteve në formë të pudrës. Produktet e tilla, përveçqë ua zbusin lëkurën, janë edhe më të qëndrueshme.

4. PËRDORENI THEKSUESIN ME KUJDES

Ndonëse shumë njerëz e mendojnë të kundërtën, theksimi është një hap shumë i rëndësishëm në rutinën e grimit gjatë stinës së dimrit. E tëra që duhet të bëni është të tregoheni e kujdesshme në përzgjedhjen e nuancës së theksuesit që përdorni, si dhe në aplikimin e tij në pjesët më tërheqëse të fytyrës.


(Kosova Sot Online)