Këto 5 metoda do t’ju ndihmojnë të ruani sa më gjatë aromën e mirë në trup

  • G.g /
  • 30 July 2021 - 11:03
Këto 5 metoda do t’ju ndihmojnë të ruani sa më gjatë aromën e mirë në trup

Dushi është i rëndësishëm për të na ndihmuar të qëndrojmë të pastër dhe të mbrojtur. Sidoqoftë, ka momente kur thjesht nuk kemi kohë të bëjmë dush, për shembull, ndërsa udhëtojmë. Kur kjo të ndodhë, është akoma mirë të mirëmbani disa zakone për të mos ardhur erë të keqe.

Përdorni vaj për trupin: Është më mirë të përdorni një vaj me parfum për trupin sesa parfumin që spërkatni gjithmonë, sepse era e vajit të trupit zgjat më shumë në lëkurën tuaj. Gjithashtu, gjithmonë mund të zgjidhni një aromë më delikate, me një erë më natyrale dhe ta fërkoni atë në lëkurën tuaj gjatë gjithë ditës.

Përdorni facoleta të lagura për bebe sepse ato heqin bakteret të cilat janë shkaktare për aromat e këqija në trupin tuaj.

Lyhuni me antidjersë shumë më shumë se zakonisht: Kjo dot ë shërbeje që bakteret të mos qëndrojnë në trupin tuaj për shumë kohë.

Ndërroni të brendshmet: Zakonisht djersitet më shumë rreth  pjesëve  intime. Ndryshimi i të brendshmeve tuaja mund të minimizojë erën e keqe që vjen nga djersitja.

Evitoni ushqime me qepë dhe hudhër: Këto ushqime  mund të forcojnë erën tuaj të keqe. Në këtë rast, është më mirë të hani perime dhe fruta në vend.

Evitoni veshjet e ngushta: Rrobat e ngushta mund të ngrohin disa pjesë të trupit tuaj, duke bërë që ato të djersiten dhe të mbajnë një erë të keqe. Rrobat e lirshme do t’ju ndihmojnë të qëndroni më të freskët.

(Kosova Sot Online)