Lexoni edhe:
Katër artistë bëhen bashkë për ti kënduar 'Shkupit Dardan'
Kjo maskë e thjeshtë e natyrale ndikon si maskë rinuese për kujdes ndaj zonës rreth syve. Shumë mirë e rivitalizon lëkurën, redukton ënjtjen, rrudhat, qeskat nën sy dhe e zbardhë lëkurën. Ka ndikim shumë të butë në lëkurën e ndjeshme nën sy, pa ngacmime, është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe nuk ka kurrfarë kundërindikacione. Mjafton që të aplikohet dy herë në javë kjo maskë e thjeshtë dhe lëkura rreth syve do të jetë pa qeska, do të zbardhet, do të bëhet e lëmuar, e shtrënguar dhe elastike. Përbërësi kryesor i saj është - patatja! Patatja përmban enzimën me emrin katehol, që shpesh përdoret edhe në preparate kozmetike. Provojeni, përgatitet shumë lehtë, ndërsa është shumë efikase.
Katër artistë bëhen bashkë për ti kënduar 'Shkupit Dardan'Lexoni edhe:
PËRBËRËSIT:
- 2 lugë gjelle patate të freskët të grirë; - 2 pjesë garzë.
PROCEDURA:
Pataten e grirë e vendosni në garzat e përgatitura (nga një lugë në secilën pjesë) dhe i aplikoni në zonat rreth syve, në mënyrë që garza të qëndrojë mbi patate. Maskën e mbani për 20-30 minuta.
(Kosova Sot Online)