Lexoni edhe:
Me këto metoda natyrale mund të hidratoni lëkurën
Një mjek ka shpërndarë një video që e tregon momentin kur shtrydh mbushësin nga buzët e një gruaje pasi i ishin dëmtuar.
Dr Esho, i quajtur “Doktori i buzëve”, tha se kjo video tregon rreziqet e mbushësve të buzëve dhe sesi procedura, e cila është bërë e njohur në Mbretërinë e Bashkuar, mund të shkojë tmerrësisht keq për shumë pacientë.
Me këto metoda natyrale mund të hidratoni lëkurën Lexoni edhe:
Ai beson përhapja e gjëra e mbushësve të buzëve, e nxitur nga yjet e televizionit real dhe ndikuesit e mediave sociale është drejt fundit, pasi njerëzve nën 18 vjeç tani u është ndaluar aplikimi i mbushësve dhe botoksit.
Në videon e tij në Instagram, ana e buzës së sipërme të gruas duket e fryrë dhe Dr Esho e shpërthen me një gjilpërë të gjatë. Nga buza del një masë e bardhë, i cila është mbushësi i injektuar gabimisht.
Ekziston një mungesë e plotë e një kuadri ligjor të standardeve rreth trajtimeve estetike jo-kirurgjikale, gjë që i ka lënë konsumatorët në rrezik, zbuloi Grupi Parlamentar i të gjitha partive për bukurinë, estetikën dhe mirëqenien (APPG).
Dr Esho tha se shumë njerëz nuk bëjnë kërkimet para se të bëjnë buzët e tyre dhe një kombinim i teknikës së dobët dhe produkteve të parregulluara mund të çojë në buzë të dëmtuara.
Ai tha për Sun: Buzët me gunga janë një nga problemet më të mëdha me të cilat njerëzit vijnë tek unë, dhe cistet e buzëve mund të zhvillohen nga mbushësi që është vendosur shumë sipërfaqësisht. Cistet e mbushjes së buzëve mund të infektohen ose të formojnë një reagim të trupit të huaj, të dyja këto mund të bëjnë që cistet të rritet në madhësi.
(Kosova Sot Online)