Të bëhesh nënë pas të 50-ave? Gratë e këtij vendi munden
Në Britani shumë shpejt do vihet në zbatim një ligj i ri që lejon çdo grua të ngrijë vezët për një periudhë prej 55 vitesh. Deri më tani, afati kohor që vendoste ligji ishte vetëm 10 vite, por me këtë ndryshim, çdo grua do ketë të drejtën të vendos kur do bëhet nënë pa u detyruar nga ligji të heqë dorë nga procedura e ngrirjes së vezëve pas 10 vitesh.
Ky vendim rriti shqetësimet për shtyrjen e mëmësisë deri pas moshës 50-vjeçare, por ekspertët shprehen se nuk është problem. “Vajzat e ndjekin këtë procedurë për të ruajtur mundësinë e të qenurit nëna në cilën moshë të duan, por të gjitha synojnë të bëhen nëna sa më shpejtë, ndaj mosha nuk do jetë problem”, shprehen ekspertët.
Ngrirja e vezëve nuk është një mënyrë për të shtyrë mëmësinë, por e vetmja metodë e shëndetshme për të siguruar mundësinë e ruajtjes së aftësive riprodhuese deri në momentin që një grua e gjen partnerin e duhur.
(Kosova Sot Online)