Rikthehet moda e viteve 70, ja disa mënyra se si të kombinoheni në vjeshtë

  • G.g /
  • 06 October 2021 - 10:13
Rikthehet moda e viteve 70, ja disa mënyra se si të kombinoheni në vjeshtë

Kadifeja e viteve ’70 është rikthyer sërish në modë dhe me patjetër duhet të jetë në dollapin tuaj të veshjeve, nëse jeni të dhëna pas modës.

Kadifeja është pikërisht zgjedhja ideale e vjeshtës, e cila ju jep jo vetëm një pamje “in” por edhe ju mban ngrohtë këto ditë që temperaturat po ulen.

Pra, siç mund  ta merrni me mend, rikthimi i stilit akademik, estetika e cilësisë së mirë dhe tendencat e viteve  ’70, e vendosin atë në qendër të gardërobës sonë të vjeshtës.

Duke marrë frymëzim nga ikonat e stilit të mrekullueshëm që kanë lënë historinë si Jane Birkin dhe Diane Keaton por edhe nga fashionistet moderne si Bella Hadid dhe Kendall Jenner, integrimi i kadifesë në pamjen tonë të përditshme është i lehtë dhe i menjëhershëm, duke dhënë një rezultat elegant pa na marrë shumë kohë.

Më poshtë keni 5 ide sesi mund të kombinoni kadifenë.

(Kosova Sot Online)