Këpucët me platformë po kthehen vërtet. Pas Dua Lipës, fashionistet shqiptare sjellin versionin e tyre

  • G.g /
  • 08 October 2021 - 11:06
Këpucët me platformë po kthehen vërtet. Pas Dua Lipës, fashionistet shqiptare sjellin versionin e tyre

Dua Lipa mori aq shumë komente për veshjen e saj, kur u shfaq në pasarelën e ‘Versace’ saqë nuk ngeli njeri pa i vënë re takat super të larta me platformë mbi të cilat ajo eci. Me shpejtësinë e erës erdhën edhe në Shqipëri. Të parat që i veshën platformat trend të këtij viti janë: Anxhelina Hadërgjonaj, Lori Hoxha dhe Nora Istrefi.

Nuk është aspak çudi që të parat janë këto vajza, pasi renditen edhe mes atyre që modën e kanë parësore dhe fokus në profilet personale të ‘Instagram’.

Mbase shumë shpejt do guxoni dhe ju t’i vishni…

(Kosova Sot Online)