A jeni sa duhet të guximshme për të përqafuar trendin e buzëve të zeza?
Buzëkuqi i kuq mund të jetë klasik, por për të ziun ç’mund të themi?
Duhet njëfarë guximi për të mbajtur një nuancë kaq joshëse, e cila mund të jetë arsyeja pse ky ton ekskluziv i vajzave rebele, ka tërhequr pas vetes një legjion të tërë vajzash të bukura që të bëjnë një rifreskim alternativ në pamjen e tyre.
Por nëse po pyesni veten se nga doli ky trend, ktheni sytë nga Rihanna. Këngëtarja ka qenë një nga të parat që ka ndikuar në popullarizimin e buzëve të zeza, ndaj nëse ka merita, të gjitha duhet të shkojnë për Bad Gal Ri-Ri.
Këngëtarja nga Barbados, i ka mbajtur kudo buzët e zeza duke u identifikuar shpesh me to.
“Më pëlqen buzëkuqi i zi. Unë mendoj se është i guximshëm, por ka një mënyrë që mund të jetë vërtetë, vërtet i bukur. Është një nga ato ngjyra që njerëzit e shmangin shumë, por nëse bëni balancën e duhur të grimit, mendoj se e zeza është një ngjyrë kaq e bukur”, ka thënë Rihanna.
Por ajo nuk është fansja e vetme e famshme e buzëve të zeza. Kohët e fundit Kendall Jenner zgjodhi buzët e zeza për xhirimet e saj në Vogue Spain në korrik.
Po ashtu në fund të shtatorit, Jade Thirlwall e grupit Little Mix zgjodhi ngjyrën, duke e shoqëruar atë me një xhaketë.
(Kosova Sot Online)