
Lexoni edhe:
Rovena Stefa më e bukur se kurrë pozon nga Gjakova
Ngjashëm me flokët edhe qerpikët rriten e zhvillohen. Ndonëse kryesisht qerpikët janë të brishtë ose të shëndoshë varësisht prej gjenetikës, më poshtë mund t'i gjeni disa mënyra, që mund t'ju ndihmojnë me rritjen natyrale të qerpikëve
VITAMINA H
Vitamina H është një përbërës shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e qerpikëve të shëndoshë, ndërsa, përveç produkteve të shumta të kozmetikës, që përmbajnë vitaminë H, kjo lloj vitamine mund të gjendet edhe nëse disa ushqime të caktuara, si: peshk, banane dhe drithëra.
Rovena Stefa më e bukur se kurrë pozon nga GjakovaLexoni edhe:
ANTIOKSIDUESIT
Edhe vitamina C dhe E, që njihen si antioksidues, kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e qerpikëve. Këto dy lloje vitaminash mund të gjenden në pemët citrike, avokado dhe në perimet e gjelbra.
VAJI I ULLIRIT
Nëse dëshironi të keni qerpikë më të shëndoshë është e rëndësishme që çdo natë, para se të flini, të aplikoni një vaj ulliri në bazën e qerpikëve. Pa kaluar dy javë do t'i vëreni përmirësimet.
VAZELINA
Ngjashëm me vajin e ullirit, edhe vazelina luan një rol shumë të rëndësishëm në stimulimin e rritjes dhe zhvillimit të qerpikëve të shëndoshë. Andaj, para se të flini mund të aplikoni vazelinë, nëse nuk e preferoni trajtimin e qerpikëve me vaj.
USHQIMI
Ushqimi ka një rëndësi të madhe në shëndetin e qerpikëve, ndërsa, preferohet që të konsumohen ushqimet që përmbajnë një sasi të madhe të proteinave dhe vitaminave.
(Kosova Sot Online)