Lexoni edhe:
Disa ide si të kombinoni xhaketën e lëkurës
Një shprehje e urtë thotë se fytyra i tregon të gjitha dhe ky pohim duket se tani vërtetohet edhe shkencërisht. Sipas studiuesve disa tipare të caktuara tregojnë shumë mbi tipin dhe karakterin tonë.
Sipas tyre, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet këtyre pjesëve të fytyrës, në mënyrë që të analizohet më mirë personaliteti gjatë takimit të parë.
Forma e vetullave
Besohet se njerëzit me vetulla të gjera dhe të trasha duan të jenë dominues, ndërsa njerëzit me vetulla të holla janë më fleksibël dhe kanë një natyrë “më të lehtë”.
Nëse një person ka vetulla jashtëzakonisht të holla, pothuajse të padukshme, kjo do të thotë se ai nuk është i sigurt në vetvete dhe se i duhet shumë kohë për të fituar besimin e dikujt.
Disa ide si të kombinoni xhaketën e lëkurësLexoni edhe:
Forma e buzëve
Besohet se njerëzit me buzë më të plota e kanë më të vështirë të mbajnë sekrete dhe priren, qoftë edhe pa vetëdije, të flasin për jetën e njerëzve të tjerë, ndërsa njerëzit, të cilët e kanë buzën e sipërme më të hollë se buza e poshtme, janë jashtëzakonisht besnikë.
Gjithashtu, sa më e madhe të jetë distanca midis hundës dhe buzëve, aq më i mirë është humori i personit, ndërsa distanca e vogël midis hundës dhe buzëve tregon një person që mund të ofendohet lehtë dhe që nuk toleron shaka në llogari të tij.
Forma e syve
Sytë e mëdhenj simbolizojnë hapjen, veçanërisht nëse një person me sy të mëdhenj qesh me zë të lartë. Njerëz të tillë kanë ndjenja të forta dhe shpesh duan të jenë në qendër të vëmendjes.
Përveç kësaj, njerëzit me sy të mëdhenj janë më të prirë ndaj reagimeve impulsive. Nga ana tjetër, njerëzit me sy të vegjël besohet se janë tipa më të mbyllur dhe të turpshëm.
Forma e fytyrës
Një fytyrë e zgjatur pa shumë shprehje tregon një person që është i prirë për analiza të gjata të gjërave. Njerëz të tillë shpesh janë të pavendosur, e kanë të vështirë të ndërmarrin rreziqe dhe janë të pasigurt.
Ndryshe nga të tjerët, njerëzit me fytyrë të rrumbullakët dhe shprehje lëvizëse të fytyrës në përgjithësi kanë shumë vetëbesim, janë komunikues dhe pothuajse gjithmonë arrijnë atë që duan.
(Kosova Sot Online)