A është argjendi, thesari i ri? Pas Rihanna-s dhe Beyonce nuk kemi më asnjë dyshim!

  • E. /
  • 28 October 2021 - 08:50
A është argjendi, thesari i ri? Pas Rihanna-s dhe Beyonce nuk kemi më asnjë dyshim!

Yjet na sugjerojnë se tani është koha që në kutitë tona të hapim pak vend për trendin e bizhuterive të argjendtta.

Dy stinët e fundit, zinxhirët e trashë prej ari kanë dominuar aksesorët në çdo cep të botës, nga gjerdanet e trasha në qafë e deri te rripat me shkëlqim në çantat e dorës e tek monedhat e arit. Por tani bizhut prej argjendi po rimarrin territorin e humbur.

Kur iu kërkua të përshkruante veshjen e saj perfekte të vjeshtës, edhe Rihanna nuk mundi të mos i përmendte stolitë me shkëlqimi hënor. “Imagjinoj shumë aksesorë argjendi. Mendoj se bizhut prek metali duhet të rikthehen, në veçanti argjendi”, tha ajo ekskluzivisht për Vogue gjatë premierës së shfaqjes “Savage X Fenty Volume 3”. “Unë kam veshur shumë bizhuteri argjendi sonte, madje edhe thonjtë e mi janë të lyer me argjendi tani.”

Rihanna nuk është e vetmja. Zendaya, Kim Kardashian e Beyonce janë shfaqur së fundmi me aksesorë argjendi duke paralamëruar trendin e ri të bizhuve.

Nuk ka kohë më të mirë se vjeshta për të shijuar trendin e bizhuterive të argjendta, veçanërisht me mbrëmjet e festave afër.

(Kosova Sot Online)