
Lexoni edhe:
Vajza kujdes! Mënyra si i lidhni flokët mund t’ju shkaktojë probleme serioze
"Ke një bark shumë të vogël" "Ti dukesh e mahnitshme - nuk mund ta besoj sa e vogël dukesh akoma!"
Deena Margolin, një nga themelueset e Big Little Feelings, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, ka folur hapur për një temë që rrallëherë diskutohet.
Vajza kujdes! Mënyra si i lidhni flokët mund t’ju shkaktojë probleme seriozeLexoni edhe:
“Më mërzit çdo herë”, shkroi ajo në një postim në Instagram krahas një selfie në banjë. “E di që njerëzit mendojnë për mirë, por këto ‘komplimente’ më risjellin problemet e mia me të ngrënin me të cilat kam jetuar për dekada.
Margolin, një terapiste fëmijësh dhe trajnere prindërimi, dëshiron të normalizojë një ide: të mos komentohet trupi i një gruaje shtatzënë - në një mënyrë ose në tjetrën. “Kur shohim një person shtatzënë, le t’i anashkalojmë komentet për përmasat e tyre”.
Kur mbeti shtatzënë, ajo u detyrua të përballej me frikën e saj më të madhe. Ishte e tmerruar që trupi i saj do të bëhej më i madh, sepse ai 'zëri i vogël' me të cilin e ka programuar shoqëria, po pëshpëriste: "Tani po bëhesh më pak e bukur".
Qëllimi i postimit të saj intim është t'u kujtojë të tjerëve që të dërgojnë një mesazh ndryshe: se të gjithë trupat janë të bukur... dhe se kështu nuk ka nevojë as të komentohet mbi to. "Nga dikush që ka kaluar nëpër torturat dhe vuajtjet e përpjekjes për të kapërcyer rrathët e standardeve të bukurisë së shoqërisë, më bëni këtë nder: mos komentoni për trupat në përgjithësi, shtatzënë apo jo.”
Ajo madje ofroi një sugjerim se çfarë të thuhet në vend të kësaj. "Kur sheh një person shtatzënë, thuaj këtë: "Më vjen mirë që po të shoh! Si ndihesh?" dhe lëre me kaq."
Lexo të radhës
Dobësohuni duke bërë seks, ja 3 pozicionet që ju ndihmojnëRrëfimi i 39-vjeçares: Unë dua të bëjë një seks “treshe”, por burri më do vetëm për vete7 personalitete toksike që mund t’jua shkatërrojnë suksesin
(Kosova Sot Online)