10 këshilla si të largoni një herë e mirë yndyrën nga flokët
Yndyra e flokëve mund të jetë një problem i madh nëse nuk tregohet kujdesi i duhur. Shpeshherë ajo shkakton tek individë të ndryshëm kruajtje dhe zbokth.
Pavarësisht maskave dhe produkteve të ndryshme që përdorim, eleminimi i yndyrës nga floku mund të kthehet në një makth të vërtetë.
Por disa mënyra natyrale mund të ndihmojnë të shpëtoni një herë e mirë nga floku i yndyrshëm.
Zgjidhni shampo transparente
Shampoja transparente e pastron më mirë yndyrën dhe nuk lë mbetje.
Masazhoni skalpin
Është diçka që duhet bërë gjithmonë gjatë larjes së flokëve për të stimuluar qarkullimin dhe për të larguar qelizat e vdekura.
Aplikoni balsamin si duhet
Zgjidhni një balsam që të mos përmbajë vajëra dhe aplikojeni në majat e lagura, por asnjëherë në rrënjë.
Mos e teproni shumë me krehjen
Kush ka flokë të yndyrshëm nuk duhet ta ekzagjerojë me krëhrin. T’i krehësh flokët do të thotë që yndyrën e rrënjëve ta çosh drejt majave.
Kërkojini parukieres një prerje që i jep volum flokëve
Luftoni trishtimin e flokëve të drejtë e të hollë duke i kërkuar parukieres një prerje me shkallëzim. Mos i mbani flokët shumë të gjatë dhe në të njëjtën gjatësi.
Thajini flokët në anë të kundërt
Hidhini flokët gjithmonë para kur t’i thani dhe përdorni një krehër për t’i krehur pak rrënjët në anë të kundërt.
Aplikoni birrë në flokë
Për flokët të yndyrshëm këshillohet birrë e freskët. Aplikojeni në flokë dhe më pas lajini si zakonisht.
Përdorni limon
Shtrydhni dy limonë në një litër ujë të pastër, mundësisht të distiluar. Është një mrekulli për të shpëlarë mbetjet e yndyrës nga floku.
Shpëlarje me uthull molle
Provoni të përdorni si shpëlarës një lugë gjelle uthull molle të tretur në gjysmë litri ujë. Ky solucion vepron si tonik për skalpin dhe largon mbetjet e shampos të cilat mund t’i bëjnë flokët e yndyrshëm të duken akoma më keq.
Aloe vera
Aloe vera vepron si një ushqyes mjaft i mirë për flokët. Xheli brenda gjetheve të tij ndihmon në rritjen e flokëve. Ju mund ta aplikoni në flokë për 30 minuta dhe më pas ta shpëlani. Ndryshimi do të ndihet menjëherë.
(Kosova Sot Online)