Lexoni edhe:
Si do të jetë viti 2022 me pak fjalë për secilën shenjë, sipas Susan Miller
Intuita është një aftësi shumë e vlefshme që mund të të ndihmojë shpesh për të përballuar mjaft situata problematike në jetën reale. Është një formë e inteligjencës, e cila kërkon përqendrim, vëzhgim dhe kujtesë. Edhe pse duket sikur kërkon një sforco shumë të madhe, është diçka mjaft e thjeshtë kur di se mund të përmirësohet përmes ushtrimeve. Në këtë artikull do të gjeni një test psikologjik që do t’ju ndihmojë të forconi intuitën tuaj.
Cila nga femrat në foto është shtatzënë? Analizoji mirë gjithë detajet e fotos dhe vendos se cila është femra shtatzënë. Shikoje me vëmendje çdo femër. Je gati për përgjigjen?
Si do të jetë viti 2022 me pak fjalë për secilën shenjë, sipas Susan MillerLexoni edhe:
Femra e parë duket qartë që i ka lyer flokët në një ngjyrë shumë të çelët. Siç dihet, nuk është e këshillueshme lyerja e flokëve gjatë shtatzënisë. Kjo për shkak se shampot që mbrojnë bojën, mund të përmbajnë formaldehid, përbërës i rrezikshëm për fëmijën.
Femra e tretë mban taka të larta, gjë që as kjo nuk rekomandohet tek femrat shtatzëna për shkak të efekteve negative që mund të kenë tek fëmijët dhe tek shëndeti i nënës. Në fakt, gjatë shtatzënisë, trupi lëshon një hormon, i cili ndihmon në relaksimin e muskujve dhe ligamenteve, por që dobëson në mënyrë të ndjeshme dhe kaviljet. Duke i shtuar kësaj dhe efektiv negativ të mbajtjes së takave, problemi është i dyfishtë.
Femra e katërt mban një kafe në duar dhe për një femër shtatzënë, kafja nuk rekomandohet. Kafeina stimulon sistemin nervor të gruas, duke ndikuar edhe tek fetusi. Duke marrë shumë kafeinë, kjo substancë mund të shkaktojë aritmi, nervozizëm, probleme me gjumin dhe shton riskun për abort.
Sipas analizave të bëra më sipër, kuptohet që femra e dytë është ajo shtatzënë. Kuicet logjike duhet të zgjidhen në këtë mënyrë. Kur nuk e kupton direkt përgjigjen korrekte, është mirë të përjashtosh mundësitë duke vendosur në punë logjikën. Nëse do të zhvillosh inteligjencën tënde, fillo të bësh sa më shumë teste të tilla. Mundet edhe të praktikosh meditimin, pasi të ndihmon shumë të zhvillosh inteligjencën.
(Kosova Sot Online)