Cili është dhe sa kushton parfumi i shenjës tënde
Kryesisht për vajzat parfumi është një zgjedhje e vështirë dhe e dyzuar. Kështu si mund të gjejmë “erën tonë” kur ka qindra opsione zgjedhje? Ndoshta horoskopi na ndihmon.
Ujori
Ju jeni në kërkim të aventurës me një kuriozitet të pangopur për gjithçka që ju rrethon. Një aromë e freskët plazhi është plotësuesi perfekt i personalitetit tuaj energjik. Ju duhet diçka e gjallë një aromë fleksibël, ashtu si ju.
Maison Marginela Replica Beach Walk $126
Peshqit
Të ngrohtë dhe të dhembshur, Peshqit me një personalitet kaq tërheqës, keni nevojë për një aromë aq tërheqëse sa edhe ju. Një lule e njohur do të shtojë hijeshinë tuaj miqësore.
Tory Bruch’Absolu’ $136
Dashi
Një shpirt i fortë dhe i sigurt si ju ka nevojë për një aromë që do të mbajë lart energjinë tuaj të zjarrtë. Mund t’ju sugjerojmë një aromë që ka shënime prej qelibari ose druri? Diçka e guximshme, ashtu si ju.
Hermes ‘Eau des Merveilles $162
Demi
Nëse do të kishte ndonjë ngjyrë për t’ju përshkruar, do të ishte gjithnjë e gjelbër. Ju jeni të besueshëm dhe të qëndrueshëm (dhe kështu, një mik i shkëlqyeshëm për të pasur në çdo rreth). Një aromë e freskët dhe tokësore do t’ju mbajë të përqendruar.
L’Occitane ‘Verbena’ $59
Binjakët
Si Binjakë, ju keni tendencë të keni një grup të larmishëm interesash që ndryshojnë vazhdimisht. Ju jeni plot ide, një aromë komplekse do ta mbajë të stimuluar mendjen tuaj.
Guerlain ‘Mitsouko’ $350
Gaforrja
Gaforret kanë nevojë për një aromë të arritshme. Diçka e thjeshtë dhe e ngrohtë me nota arome si vanilje ose trëndafil që mund të hidhet 365 ditë të vitit, për çdo rast dhe rreth çdo turme.
LaVanila ‘Vanilla Lavender’ $48
Luani
Këtu është një aromë që i përket vëmendjes. e erëzave të karafilit sjell nxehtësinë, të ngjashme me zemrën tuaj të ngrohtë dhe ju mund të mbështeteni në aromën e zambakut që do të zgjasë gjatë gjithë ditës, e ngjashme me karakterin tuaj besnik, gjithmonë aty.
Estee Lauder Cinnabar Eau de Parfum Spray $73
Virgjëresha
Në fillim duket i ëmbël por pastaj mer nota sensuale të gardienias, fiks si një virgjëreshë.
Coach Dreams Eau de Parfum $102
Peshorja
Balanca është gjithçka për peshoret e ngjashme me shpërndarjen perfekte të aromave të luleve dhe frutave.
Aerin Aegea Blossom Eau de Parfum $30
Akrepi
Qetësohuni, Akrepë. Me shumë mundësi jeni duke reaguar për faktin se jeni kombiiumi perfekt për një aromë klasike Chanel. Por nuk është ashtu sic duket, ky parfum ka aromë intensive, ashtu si emocionet tuaja të pakontrollueshme, por gjithashtu i mban gjërat seksi.
Chanel Coco Mademoiselle Eau de Parfum $82
Shigjetari
Natyra juaj spontane, e paqartë mund të befasojë shumë njerëz. Ky parfum është i duhuri për shpirtin e aventurave dhe suprizave. Në fund të ditës surprizat janë gjithmonë të mira.
Jo Malone London Myrrh & Tonka Cologne Intense $135
Bricjapi
Asgjë nuk mund të ndalojë planet e një Bricjapi, ashtu si ky myshk i fortë, intensiv i lisit dhe kumbulla e qershisë në këtë aromë.
Nomade Absolu de Parfum, Chloe $142.
(Kosova Sot Online)