Doni të mbroni shtëpinë nga syri i keq? Përdorni këto 5 objekte

  • G.g /
  • 14 February 2022 - 10:06
Doni të mbroni shtëpinë nga syri i keq? Përdorni këto 5 objekte

Jeni ndier ndonjëherë keq pasi një person ka ardhur në shtëpinë tuaj? Keni vënë re se si gjendja juaj shpirtërore dhe humori kanë ndryshuar nga njëri moment në tjetrin? Kjo sepse disa vizitorë mund t’ju sjellin energji negative në shtëpi. Ndjenja si zemërimi apo xhelozia mund të influencojnë direkt në ambientin e shtëpisë suaj. Keni vënë re se mendimi juaj është më i fortë nga sa imagjinoni? Çfarë duhet bërë? Për të pastruar energjinë nga shtëpia juaj ose ambienti i punës, mund të përdorni disa objekte të cilat sipas filozofisë feng shui, mund të ndryshojnë jetën tuaj. Ja cili është kuptimi i secilit prej këtyre objekteve:

Pasqyra

Mbajtja e një pasqyre jashtë derës kryesore të shtëpisë, parandalon hyrjen e energjisë negative. Objekti përfshin një atmosferë misticizmi dhe misteri.  Duke reflektuar me besnikëri gjithçka që ka përpara, pasqyra ‘ia kthen’ atij që i drejtohet. Në këtë mënyrë, negativiteti mbetet jashtë.  Megjithatë, vendosja tek porta nuk është një ide e mirë sepse mund të pengojë edhe hyrjen e fatit dhe pozitivitetit. Vendosja para dritares varet nga peizazhi që pasqyron. Nëse pamja është e shëmtuar, ose shikon nga ndonjë spital a mjedis i trishtuar, zgjidhni një vend tjetër sepse këto imazhe do të pasqyrohen brenda shtëpisë suaj.

Në dhomën e gjumit, mos e lini në një pozicion që pasqyron njerëz që flenë. Në kuzhinë është mirë ta vendosni pas sobës. Mundësisht kujdesuni të reflektojë imazhe lulesh.

Kripë e trashë

Kripa e trashë është e aftë të ‘mbërthejë’ dhe mbajë energjitë e mjedisit. Vendosni një gotë me kripë të trashë në shtëpi dhe do të liroheni nga negativiteti. Ndërrojeni çdo javë sepse zakonisht është e ngopur me energji. Mund ta vendosni edhe në një vazo transparente dhe në të të vendosni disa degë të thata. Kështu mund ta përdorni edhe si dekor. Kripa simbolizon forcën, pastrimin, rinovimin e energjisë dhe neutralizimin e syrit të keq.

Tërfili

Tërfili me katër fletë lidhet gjithmonë me fatin. Përveçse simbolizojnë elementet e natyrës (tokën, zjarrin, ujin dhe ajrin), simbolizojnë edhe ciklet e plota si për shembull katër stinët, apo fazat e hënës. Sipas përvojës popullore, fati është akoma më i madh kur e gjeni rastësisht. Pavarësisht faktit nëse e keni kërkuar ose jo, mbajtja e tij në shtëpi tërheq dashurinë, pasurinë dhe bollëkun. Nuk do të ketë hapësirë për negativitet.

Syri grek

I quajtur ndryshe edhe syri turkm, objekti premton mbrojtje për ata që e mbajnë. Kur vendoset në shtëpi, tek dera kryesore, formon një lloj barriere për hyrjen e energjive negative. Disa njerëz zgjedhin ta mbajnë jashtë portës. Ka dhe nga ata që e mbajnë në makinë ose në tryezën e punës. Ky objekt është në gjendje të kapë energjinë negative të mjedisit përreth, kështu që ka shumë gjasa që një ditë të bukur të thyhet. Kjo do të thotë që ka përmbushur rolin e pastrimit. Nëse ndodh, zëvendësojeni me një tjetër.

Nuk është rastësi që sot shohim shumë bizhuteri me syrin grek. Në fund të fundit, mbajtja e energjisë negative larg trupit, nuk është asnjëherë e tepërt.

Lajmëtarja e erërave

E dinit që ‘kambana e vogël’ të cilën disa njerëz  e mbajnë tek porta e shtëpisë, kur lëviz emeton tingullin bazë të erës? Quhet lajmëtarja e erërave dhe  përveçse emeton një tingull relaksues, që të jep kënaqësi ta dëgjosh, mund të purifikojë gjithashtu ambientin.

Kur vendoset në hyrje të shtëpisë, mban larg zilinë dhe kështu shtëpia ka më shumë mbrojtje.  Në disa modele gjenden edhe gur simbolikë në përbërjen e saj. Kjo është një mbrojtje shtesë për shtëpinë.

(Kosova Sot Online)