Grimi i vajzave me syze duket po aq bukur (me ca sekrete)

  • G.g /
  • 08 March 2022 - 10:15
Grimi i vajzave me syze duket po aq bukur (me ca sekrete)

Nëse jeni nga ata njerëz që mbani syze dhe dëshironi të dukeni sa më bukur, zgjidhni me kujdes llojin e grimit që doni të aplikoni në fytyrë, duke ndjekur me përpikëri rregullat që specialistët e “Makeup-it” ju sugjerojnë.

Ngjyrën e tonit të syve, përshtateni me ngjyrën e syve dhe syzeve. Edhe smokey eyes do bënte punë mirë. Gjatë aplikimit të grimit kujdesuni që pjesa e ngjyrosur e kapakut të sipërm të mos dalë mbi kornizë, ndërsa skajin e kapakut të poshtëm gjithmonë e theksoni me hije më të ndritshme për ta bërë shikimin më tërheqës.

Aplikoni rimel, disa shtresa, në mënyrë që qerpikët të duken më të gjatë e më të dendur, por kujdesuni që të mos mblidhen. Xhamat me dioptri për largpamësi i rrisin sytë dhe njëkohësisht i zbulojnë të gjitha gabimet e grimit. Për këtë arsye duhet të tregoheni më të kujdesshme, dhe të përpiqeni që të gjitha konturet me laps të jenë shumë precize. Rimelin aplikojeni me kujdes, në mënyrë që qerpikët të mbeten të ndarë dhe shmangini hijet me shkëlqim.

Buzët theksojini me laps dhe zgjidhni ngjyrën që ju pëlqen më tepër për ta vënë në dukje që i keni kushtuar vëmendje grimit të ditës. Por mos e teproni, grimi i syve dhe buzëve duhet të ketë gjithsesi harmoni.

(Kosova Sot Online)