Kendall Jenner tregon sekretin “11 minuta” për bark të sheshtë
Njësoj si ne edhe Kendall Jenner nuk ka kohë të shkojë në palestër çdo ditë, por modelja e ka gjetur një zgjidhje që e ndihmon shumë të qëndrojë në formë edhe në kushte shtëpie.
Vetë Kendall ka publikuar një rutinë të gjatë 11 minuta dhe të thjeshtë që e ndihmon shumë për ta mbajtur trupin në formë. Vetë ajo garanton rezultate të shpejta nëse arrini të mbani edhe një regjim të mirë ushqimor.
Këtë video që mund ta gjeni lehtë në You Tube, e kanë bërë share edhe shumë influencer fitnesi që gjithashtu janë të bindur për ndryshimin që këto ushtrime japin.
Në të përfshihen ushtrimet si më poshtë:
Plank në secilin krah, 30 sekonda.
Plank me trupin e ngritur, 30 sekonda
Plank në secilën anë të trupit, 15 sekonda
Lateral plank me abs, 5 herë për secilën anë
Plank duke këmbyër këmbët dhe duart, 15 sekonda
Plank duke imituar ngjitjen në malore, 15 sekonda
Plank duke sjellë gjurin të prekë bërrylin, 5 herë në secilën anë
Muskuj barku klasikë, 20 herë
Bike abs, 30 sekonda
Vertikal abdominals, 20 sekonda
Mund të duken të vështira, por janë të realizueshme nga çdokush! Kështu do keni bark të sheshtë si Kendall.
https://www.youtube.com/watch?v=1Qo8y0Or-mo&feature=youtu.be
(Kosova Sot Online)