Kjo ngjyrë është padiskutim trendi i bukurisë për këtë vit

  • G.g /
  • 23 May 2022 - 11:48
Kjo ngjyrë është padiskutim trendi i bukurisë për këtë vit

Një ndër nuancat e toneve të syve që po bën namin është pikërisht jeshilja. Të gjitha po dashurohemi me këtë ngjyrë, ku në fakt e shikojmë kudo te vajzat e te gratë- te veshjet, te thonjtë, madje edhe te sytë.

Dikur roza ka qenë e preferuara, por tashmë jeshilja po merr një vëmendje të madhe. Grimierja Katie Jane Hughes thotë se ia atribuon rritjen e popullaritetit të ngjyrës jeshile pikërisht markave të modës si Bottega Veneta, të cilat shfaqën fustane por edhe çanta me ngjyra të forta, siç është jeshilja por edhe roza.

“Ata e kanë bërë këtë ngjyrë jeshile jashtëzakonisht trendi në modë,” tha ajo. Ajo gjithashtu kujtoi tendencat e bukurisë nga vitet ’80 dhe ’90, kur ngjyrat e ndezura ishin shumë të zakonshme dhe tashmë janë rikthyer në modë.

Hughes është e mendimit se jeshilja është një ngjyrë neutrale, kështu që ajo beson se është mjaft e lehtë për t’u përfshirë në çdo rutinë bukurie. “E gjelbra është kudo,” theksoi ajo.

Ekspertët e bukurisë shtojnë se ngjyra jeshile duhet të jenë e pandashme në sytë tuaj sidomos këtë verë.

Ja ku keni më poshtë një foto të Dua Lipës në shfaqjen e Versace gjatë Javës së Modës në Milano Pranverë/Verë 2022. A nuk duket një yll me grimin jeshil në sytë e saj?

Nga ana tjetër, grimierja në Florida, Lennie Billy, rekomandon gjetjen e nuancave që bëjnë kontrast me ngjyrën e lëkurës suaj.

Provojeni jeshilen, madje edhe në aksesorët tuaj, dhe do të shkëlqeni.

(Kosova Sot Online)