Ja pse roza nuk duhet t’i mungojë garderobës suaj këtë verë (FOTO)
Roza? Nuk ka qenë kurrë më magjepsëse! Ja pse investimi në një fustan rozë do të jetë lëvizja e duhur për të përballuar verën me eventet e saj…Çfarëdo nuance që preferoni, një gjë është e sigurt: një fustan rozë në gardërobën tuaj verore nuk mund dhe nuk duhet të mungojë absolutisht!
Roza është një nuancë që nxjerr një ngarkesë të ekzagjeruar magjepsëse dhe sapo e veshim na bën të ndihemi më mirë menjëherë. Mund të jetë gjithashtu jashtëzakonisht romantike dhe elegante. Të gjitha tiparet që e bëjnë atë zgjidhjen perfekte edhe në funksion të dasmave dhe ceremonive elegante që na presin në muajt në vijim. Me pak fjalë, NDALOHET të mos kesh të paktën një fustan rozë në gardërobë, për t’u dukur me krenari nga mëngjesi në mbrëmje.
Hidhini një sy përzgjedhjes sonë rozë dhe bini në dashuri me të:
(Kosova Sot Online)