Përse je ende ‘single’? Zbulo arsyet!

  • G.g /
  • 15 June 2022 - 10:41
Përse je ende ‘single’? Zbulo arsyet!

Është e qartë se disa njerëz janë beqarë sepse zgjedhin të jenë të tillë. Ata thjesht nuk janë të interesuar të jenë në një lidhje serioze në këtë moment të jetës së tyre. Të tjerët janë beqarë për shkak të rrethanave të jetës. Ata ndoshta nuk kanë gjetur ende personin e duhur.

Por përse je beqar/e akoma?

Ja disa arsye kryesore:

Historitë e mëparshme!

Shumë persona mund të jenë lënduar pas një marrëdhënie dashurore të gjatë që kanë pasur me dikë. Për këtë arsye, shpesh vihet një barrierë mbrojtëse, duke menduar se mos ndoshta do të lëndohesh sërish nëse takon dikë tjetër që mund të të pëlqejë vërtet.

Pëlqime jo të duhura!

Beqarëve mund t’u rastisë që të njihen me persona jo të duhur. Madje, mund të bien në dashuri me persona që e dinë që nuk janë idealë për ta.

Mirëpo mos humbni kohën me njerëz të cilët nuk kanë të njëjtat qëllime dhe perspektiva për jetën si ju.

Jeni selektiv!

Ndonjëherë personin e duhur e keni thjesht përballë por ju nuk e kuptoni këtë gjë. Zakonisht, beqarët mund të kërkojnë shumë më shumë dhe për pasojë bëhen më selektiv.

Nuk e doni veten mjaftueshëm!

“Unë duhet të gjej veten time”- është një nga frazat që mund të përdorin më shpesh beqarët. Por nuk mund të pretendoni të gjeni dikë për aq kohë sa ju nuk e doni veten për atë që jeni. Duhen shmangur komplekset që keni si fillim pasi kjo është një gjë kryesore.

(Kosova Sot Online)