5 gjërat që nuk duhet t’i bëni pas s*ksit!
Pas raportit seksual të gjithë kanë një rutinë të tyren. Megjithatë ka disa gjëra që nuk duhet t’i bëni pas seksit, për të mbrojtur shëndetin tuaj.
Mos u pastroni me letra të lagura
Nëse jeni të ndjeshëm ndaj kimikateve si alkooli, glicerina, aromat apo vajrat e caktuar, përdorimi i letrave të lagura pas marrëdhënieve seksuale mund të shkaktojë iritim. Pastrohuni me ujë të rrjedhshëm.
Mos flini me të brendshme prej dandelle, sintetike
Pasi seksit e pasi të jeni larë vishni mbathje pambuku. Pas seksit, lëkura ka tendencë të jetë e ngrohtë dhe e lagësht, në sajë të djersës e sekrecioneve vaginale. Mbathjet sintetike mund të rrisin rrezikun e një infeksioni vaginal.
Mos u lani në jakuzzi apo pishina publike
Në përgjigje të stimulimit seksual që vjen nga presioni i jakuzzi-t, shanset për t’u infektuar rriten. Lëkura dhe organi juaj femëror është i ekspozuar ndaj baktereve.
Mos harroni të urinoni
Gjatë seksit, bakteret mund të shtyhen drejt fshikëzës tuaj. Menjëherë pas aktit urinoni.
Mos përdor produkte me aromë për zonën intime
Në mënyrë kategorike, mos përdorni asnjë produkt me aromë si xhel, apo locione të ndryshme në zonën intime pas seksit sepse mund të irritojë lëkurën. Sipas ekspertëve, këto produkte mund të kenë një efekt negativ dhe shkaktojnë infeksion në zonën e vaginës.ë
(Kosova Sot Online)