Më thuaj muajin e lindjes, të të them çfarë femre fe!

  • G.g /
  • 08 August 2022 - 07:33
Më thuaj muajin e lindjes, të të them çfarë femre fe!

Muaji i lindjes tregon disa prej karakteristikave të vajzave të lindura në muaj të ndryshëm

Muaji i lindjes ka një domethënie të veçantë për personalitetin e një femre.

Ai tregon disa prej karakteristikave të vajzave të lindura në muaj të ndryshëm.

Ju pëlqen!

Disa nga karakteristikat dalluese për çdo muaj mund ti lexoni më poshtë.

Janar

Vajzat e lindura në muajin janar janë jashtëzakonisht ambicioze, serioze dhe konservative. Ato që kanë lindur në këtë muaj, prihen të jenë kritike, dhe nuk dëshirojnë të flasin për ndjenjat e tyre.

Ato i lejojnë t’ju afrohen vetëm personat me nivel të njëjtë intelektual dhe që i ndajnë të njëjtat pikëpamje në jetë.

Shkurt

Femrat e lindura në shkurt janë shumë romantike, dhe ato duhet të trajtohen me durim. Jo çdo person mund t’i kuptojë ato, për shkak se disponimi ju ndryshon shpesh.

Duhet të mbani në mend se nëse i tradhtoni këto femra, asnjëherë nuk do t’i shihni më.

Mars

Femrat e lindura në mars kanë karizëm dhe sharmë. Ato janë shumë besnike dhe të dedikuara.

Këto zonja me vështirësi bien në dashuri, por janë shumë të lezetshme.

Prill

Femrat e lindura në prill janë diplomatike dhe mund të bashkëpunojnë me çdo person. Shumica nga to janë shumë xheloze, dhe një vajzë e lindur në prill din ta bëj një mashkull më të lumturin në botë.

Ato e hapin mendjen dhe shpirtin ndaj çdo njeriu që e fiton besimin e tyre.

Maj

Shumë femra janë këmbëngulëse dhe besnike ndaj parimeve që i kanë. Ato gjithashtu janë shumë atraktive, dhe në kombinim me karakterin e vështirë, ato dinë të jenë shumë të rrezikshme ndaj çdo mashkulli që i dashuron ato.

Kjo është ndër arsyet se përse vajzat e lindura në maj do t’i mbani mend sa të jenë gjallë.

Qershor

Këto janë vajza shumë kureshtare, komunikuese dhe kreative. E meta e tyre është se flasin para se të mendojnë.

Vajzat e lindura në qershor mendojnë se është më mirë t’jua thuash të vërtetën në fytyrë, sesa të flisni prapa shpinës së tyre. Gjithashtu, ato janë lojtare të rrezikshme në dashuri dhe zakonisht meshkujt bëhen lodër në duart e tyre.

Korrik

Femrat e lindura në korrik janë të sinqerta, misterioze, të bukura dhe shumë inteligjente. Ato nuk dëshirojnë konflikte dhe janë shumë të sjellshme ndaj çdo personi.

Veç kësaj, ju lehtë mund t’i dashuroni ato përgjithmonë, mirëpo nëse i tradhtoni ato nuk do të harrojnë asnjëherë.

Gusht

Vajzat e lindura në gusht kanë një kombinim të vetë-përqendrimit dhe zemrës së mirë. Duhet të provoni të mos ngatërroheni me këto vajza, pasi që herët apo vonë ato do të fitojnë.

Ato kanë një sens të mirë të humorit, mirëpo nuk ju pëlqen t’i ngacmoni ato. Veç këtyre, ato duan të jenë në qendër të vëmendjes dhe asnjëherë nuk vuajnë nga vëmendja e meshkujve.

Shtator

Vajzat e lindura në shtator janë zemërmirë, të disiplinuara dhe të bukura. Ato asnjëherë nuk i falin ata që i tradhtojnë.

Prandaj, duhet të keni kujdes se si silleni, pasi që ato gjithmonë kërkojnë hakmarrje. Këto femra dëshirojnë lidhje të gjata, që do të thotë se nuk janë vajza që duan të kenë marrëdhënie vetëm për një natë.

Tetor

Vajzat e lindura në muajin tetor kanë karakter të fortë, janë shumë emocionale, por nuk qajnë në sytë e tjerëve, shkruan intv.

Ato janë shumë të mençura, dhe nuk e hapin mendjen dhe shpirtin ndaj secilit, pasi mendojnë se do ta abuzojnë këtë mirësi.

Nëntor

Këto janë gjithmonë një hap para tjerëve, dhe shumë lehtë e kuptojnë nëse jeni duke gënjyer. Nuk duhet të luani me ndjenjat e këtyre, pasi që do t’ju bie shumë keq.

Çfarë duhet të dini për këto femra, është se nëse dëshironi të dini të vërtetën, më mirë është të mos e kërkoni mendimin e tyre.

Dhjetor

Femrat e lindura në dhjetor mund të jenë pa durim, por me fat, pasi që gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të dalë si fituese ndaj çdo situate.

Këto femra dinë se si ta ngritin disponimin dhe kanë një zemër të hapur. Ato priren të jenë të lënduara, por në fund gjithmonë e arrijnë atë që e meritojnë.

(Kosova Sot Online)