Shikoni çfarë thonë yjet për ju këtë javë...

  • 08 August 2022 - 20:21
Shikoni çfarë thonë yjet për ju këtë javë...

Dashi

Mundohuni të jeni më optimistë këtë javë dhe gjithçka do ju ecë më mirë. Ju qe jeni në një lidhje nuk duhet t'i dramatizoni gjërat sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni që herë pas here të hapni edhe rrugë. Ju beqarët do jeni të ndjeshëm dhe ka rrezik të bini pre e çdokujt që do iu joshë. Kujdes me hapat sepse më pas nuk do ketë më kthim mbrapa. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll. Nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Në pune të gjitha përpjekjet e bëra së fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime.

Demi

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive. Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t'i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalojë dot.

Binjakët

Për fatin tuaj të mirë gjithçka do stabilizohet këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë më i ngrohtë. E mërkura, e enjtja dhe e shtuna janë ditët ideale për të marrë edhe disa vendime ose për të bërë plane afatgjata. Ju beqarët do keni plot njohje, por nuk pritet të nisë ndonjë lidhje e jashtëzakonshme që do ju bëjë të drithëroheni. Buxheti do jetë më i ekuilibruar kështu që mund të përfitoni të hiqni edhe ndonjë para mënjanë. Për shëndet të mirë, duhet të keni kujdes me higjienën, duhet të flini më tepër dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe do arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes.

Gaforrja

Pritet që qielli të hapet dhe dielli të shkëlqejë gjatë kësaj jave. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shaka dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pike dhe do filloni më të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Ne punë do filloje një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.

Luani

Këtë javë asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do e humbisni tërësisht arsyen. Influenca e planetëve në planin sentimental të çifteve do jetë negative. Do përballeni me vështirësi dhe do debatoni fort. Ju beqarët do keni mjaft takime, por përsëri nuk do e takoni dot atë që keni ëndërruar prej kohësh. Nëse nuk ndiheni të sigurt mos krijoni kot së koti një lidhje. Në planin material do fillojë një periudhe mjaft pozitive. Do keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe të hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, përveç ndonjë viroze sezonale. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Në punë do tregoheni më të hapur dhe do merrni iniciativa të reja. Dikush do iu bëjë një ofertë të cilën duhet ta mendoni njëherë.

Virgjëresha

Klima ujore do ngrohet edhe më shumë gjatë kësaj jave. Pas të martës do fillojë një etape shumë më e bukur dhe me emocionuese për të gjithë. Edhe për ju beqarët do jetë një jave e këndshme dhe e mbushur me takime mbresëlënëse. Do ndiheni shumë mirë dhe të lumtur për zgjedhjet që do bëni. Financat do përmirësohen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe do ngeleni të habitur edhe vetë. Shfrytëzojeni rastin për të hequr edhe disa para mënjanë. Shëndetin mos e lini shumë pas dore sepse situata mund të ndërlikohet në atë gradë sa nuk do dini çfarë të bëni më pas. Në punë do jeni shumë profesioniste, kërkues ndaj vetes dhe këmbëngulës.

Peshorja

Falënderojini gjithë kohës yjet këtë javë sepse ato do ju përkëdhelin. Do jetë Marsi ai që do e mbrojë në çdo moment jetën tuaj në çift këtë jave. Priten vetëm momente të bukura dhe tejet emocionuese, kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do iu lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhe me fat për ju. Buxheti nuk do jetë aspak i keq. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni dhe do i menaxhoni me maturi paratë që do ju mbeten. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta. Në punë duhet t'i hidhni hapat me qetësi dhe maturi, pasi po nxituat situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Akrepi

Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t'i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.

Shigjetari

Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Bricjapi

Këtë javë duhet të filloni t’i mendoni gjërat ndryshe dhe të konkretizoni disa projekte. Për të dashuruarit do jetë javë e mbushur me peripeci. Do ju dalin probleme të njëpasnjëshme dhe të dy palët do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Ju beqarët do jeni të gatshëm të joshni gjithë kohës dhe do tërhiqni pas vetes goxha persona. Të enjte ose të premte mund të filloni edhe një lidhje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. Me një menaxhim të mirë do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në pune do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuzë.

Ujori

Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj këtë javë dhe ndiqni intuitën pasi ato nuk do ju çojnë në drejtim të gabuar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më shumë pasionantë dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës atë që keni në krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet të njihen më mirë me disa persona para se të japin fjalën. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini t'i shlyeni një e nga një të gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbrojë nga çdo lloj problemi shëndetësor dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Në pune do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jetë më e lehtë për t'u arritur.

Peshqit

Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj. Ambienti në çift do jetë i ngrohtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e mbështesni njëri-tjetrin për gjithçka. Ju beqarët do mbështeteni nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft të këndshme. Ka shumë gjasa që jeta juaj sentimentale të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme të vogla. Mos shpenzoni pa menduar më parë sa e kenë buxhetin sepse pamaturia mund t’iu sjelle probleme të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik. Në jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime të rëndësishme.

(Kosova Sot Online)