Mjekët: Vibratori është i mirë për shëndetin dhe duhet t’u jepet falas grave

  • G.g /
  • 13 August 2022 - 10:24
Mjekët: Vibratori është i mirë për shëndetin dhe duhet t’u jepet falas grave

Përdorimi i një vibratori mund të jetë një përvojë e këndshme, por studiuesit dhe mjekët thonë se ata gjithashtu mund t’i ndihmojnë gratë me një mori çështjesh shëndetësore.

Ekspertët në ShBA kanë zbuluar se përfitimet e tij,  mund të garantojnë që pajisja t’u përshkruhen grave pa pagesë.

Mjekët thanë se përdorimi i një vibratori gjatë masturbimit mund të ndihmojë një grua të arrijë orgazmën më shpejt, për më tepërmund t’i ndihmojë ata të arrijnë kulmin disa herë.

Doktoresha Alexandra Dubinskaya dhe ekipi i saj gjetën prova për të mbështetur një mori përfitimesh tek gratë që përdornin rregullisht një vibrator.

Ekspertët shikuan 21 punime që kishin analizuar përdorimin e lodrave të seksit për përfitime mjekësore, raporton The Sun.

Ata vunë në dukje se gratë që përdorën një të tillë kishin reduktuar dhimbjen e vulvës dhe gjithashtu panë një përmirësim në shëndetin e përgjithshëm seksual.

Megjithatë, nuk është e qartë se për sa kohë do t’ju duhet ta përdorni pajisjen, për të rezultuar në përmirësim të shëndetit.

Hulumtimet e mëparshme kishin vërtetuar se gratë që përjetojnë orgazma të rregullta kanë reduktim të stresit dhe shëndet më të mirë seksual.

Në përfundim, ata thanë se vibratorët nuk duhet të shihen vetëm si pajisje për kënaqësi, por edhe si një vegël terapeutike.

“Duke marrë parasysh përfitimet e mundshme shëndetësore të vibratorëve, rekomandimi i tyre për gratë duhet të përfshihet në trajtimin tonë të çrregullimit të dyshemesë së legenit”, tha Dubinskaya.

Ndërkaq, ekspertët thanë se njerëzit duhet ta kuptojnë se lodrat e seksit mund të jenë të dobishme për gratë në më shumë se një mënyrë.

(Kosova Sot Online)