Rritja e popullaritetit të s*ksit anal ka sjellë probleme shëndetësore për gratë

  • G.g /
  • 16 August 2022 - 09:04
Rritja e popullaritetit të s*ksit anal ka sjellë probleme shëndetësore për gratë

Gratë në Mbretërinë e Bashkuar po vuajnë lëndime dhe probleme të tjera shëndetësore si rezultat i rritjes së popullaritetit të seksit anal mes çifteve heteroseksuale, kanë paralajmëruar dy kirurge nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.

ADVERTISING

Pasojat përfshijnë infeksionet seksualisht të transmetueshme si edhe dhimbjen dhe gjakderdhjen për shkak se ato kanë përjetuar trauma trupore, shkruajnë mjeket në një artikull në British Medical Journal.

Tabitha Gana dhe Lesley Hunt argumentojnë gjithashtu se ngurrimi i mjekëve për të diskutuar rreziqet që lidhen me seksin anal po çon në dëmtimin e grave që nuk janë të vetëdijshme për problemet e mundshme. Në revistë, thuhet se "marrëdhënia anale konsiderohet një sjellje seksuale e rrezikshme për shkak të lidhjes së saj me alkoolin, përdorimin e drogës dhe partnerët e shumtë seksualë".

Megjithatë, “në kulturën popullore ajo konsiderohet ndryshe nxitur nga bota e pornografisë” dhe shfaqjet televizive mund të kenë kontribuar në trend duke e bërë seksin anal të duket “i guximshëm”.

Gratë që bëjnë seks anal janë në rrezik më të madh se burrat. “Rritja e shkallës së mosmbajtjes së feçeve dhe dëmtimit të sfinkterit anal janë raportuar tek gratë që kryejnë marrëdhënie anale”, thuhet në raport.

“Gratë janë në rrezik më të lartë për të patur probleme me mbajtjen e jashtëqitjes sesa burrat për shkak të anatomisë së tyre, efekteve të hormoneve, shtatzënisë dhe lindjes së fëmijëve.

Hulumtimi ka arritur në përfundimin se përqindja e 16-24-vjeçarëve që kryejnë marrëdhënie anale heteroseksuale është rritur nga 12.5% ??në 28.5% gjatë dekadave të fundit.

"Nuk konsiderohet më një sjellje ekstreme, por portretizohet gjithnjë e më shumë si një përvojë e çmuar dhe e këndshme," shkruan kirurgia Lesley Hunt.

Mosgatishmëria e profesionistëve shëndetësorë për të diskutuar hapur seksin anal me pacientët mund të jetë duke rrezikuar gratë, të cilat nuk janë të vetëdijshme për rreziqet. Claudia Estcourt, një anëtare e Shoqatës Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV (BASHH), mbështeti thirrjen e kirurgeve që mjekët të flasin hapur për seksin anal.

(Kosova Sot Online)